Basha pyetje dhe ironi me Ramën: Në Surrel ia bëre ekspertizën audio-përgjimit?

E Enjte, 17 May 2018 11:11

Në vijim të debatit në lidhje me audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se, vëllezërit Xhafaj i janë vënë pas dëshmitarit X.

 

 

Në fjalën e tij në Kuvend, lideri demokrat bëri dhe ironi me kryeministrin Edi Rama duke i thënë se audiopërgjimin ia ka bërë ekspertizën në Surrel.

“Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje? Policia duhet ta kishte arrestuar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Por policia ka marrë tjetër udhër nga vëllezërit Xhafaj. Dëshmitari X prej 72 orësh është nën kërcënimin e Xhafajt. Xhafaj është vënë pas dëshmitarit dhe familjes së tij.

Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin, në një vend normal sigurisht. Kanë bërë terror policor, operacion të gjerë në të gjithë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij. Pse i janë vënë mbrapa dëshmitarit X nëse thonë që audiopërgjimi është i rremë. Nga e dinë policia e Xhafës, nga e dinë këta

Nëse s’do ishte i vërtetë sic pretendon Edi Rama? Do mbash përgjegjësi për këtë deklaratë në prokurori.

Nëse s’do ishte e vërtetë sic deklaroi krye, që ekspertizë me siguri e ka bërë në Surrel pse i është vënë prapa dëshmitarit X, dhe nga e dinë policia e Xhafës se kush është dëshmitari X në audiopërgjimin që është i manipuluar”,- tha Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Globi

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Liderët politikë në Itali shprehën optimizëm për planet e zgjerimit të buxhetit në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Brukselit i takon të pranojë apo refuzojë shpenzimet e ekonomisë së tretë...

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Globi

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Gjermania deportoi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok. Zyrtarët gjermanë konfirmuan se...

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Globi

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Banorët e një qyteti të largët rus janë mbushur me arinj polarë të uritur dhe kanë frikës se mund t'i hanë ata në momente kur nuk janë të vëmendshëm. Në një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!