Alibeaj: Xhafaj gënjeu... ai është pjesë e hetimit për veprimtari kriminale

E mërkurë, 16 May 2018 19:48

Pas daljes publike të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili hodhi poshtë akuzat e opozitës, madje i cilësoi ato trillime dhe shantazhe, vjen reagimi nga Partia Demokratike.

Në një dalje publike për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi se edhe Fatmir Xhafaj në daljen e sotme publike bëri të njëjtën gjë si Tahiri dikur, që u shfaq me lot në sy teksa kërcënonte Ramën.

Po ashtu Alibeaj tha se Xhafaj paralajmëroi Ramën se nëse ikte ai, binte qeveria.

“Kushdo që ka parë sot Famtir Xhafaj të bëjë viktimën e një komploti iu kujtua Tahiri që derdhte lot në një natë kur shantazhonte Ramës. Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur për Ramës, pro ai njësoj si Tahiri paralajmëroi Ramën se largimi i tij është rënie e qeverisë”,- tha Alibeaj.

“Opozita ka denoncuar edhe më parë lidhjet e Ramës me krimin dhe mafien. Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk do trembemi nga një bandë qeverisëse në pushtet që kërcënon opozitën”,- mbylli deklaratën e tij Alibeaj.

Modifikuar më E mërkurë, 16 May 2018 20:53

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vllaznia nuk ndalet, viktima këtë herë quhet Dinamo

Sport

Vllaznia nuk ndalet, viktima këtë herë quhet Dinamo

Habitati i Vllaznisë nuk është në Kategorinë e Parë dhe këtë gjë shkodranët e kanë treguar edhe përballë Dinamos. Kuqeblutë fituan 2-0 ndaj kryeqytetasve, duke marrë fitoren e 3-të në...

I armatosur dhe me mjete për të vjedhur, shqiptari kapet në flagrancë

Bota Shqiptare

I armatosur dhe me mjete për të vjedhur, shqiptari kapet në flagrancë

Me një motor, endej tinëzisht në mesin e automjeteve të rënda dhe të parkuara, por lëvizjet e dyshimta ngallën kuriozitetin e patrullës së policisë. Në këtë mënyrë, përfundoi në pranga një...

Ndotja në Shqipëri alarmante... 7 cigare në ditë i “pini” edhe nëse s’bleni paketë

Aktualitet

Ndotja në Shqipëri alarmante... 7 cigare në ditë i “pini” edhe nëse s’bleni paketë

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi...