Skandali mbulon skandalin, pse policia nuk e ndaloi në kufi Agron Xhafajn

E mërkurë, 16 May 2018 19:06

Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëmi Policisë së Shtetit i bëri sot nderin e radhës Ministrit që e emëroi në shkelje të ligjit në krye të kupoliës së uniformave blu. Sot në mëngjes, befas u shfaq në Rinas Agron-Geron Xhafaj. Ky person është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por edhe sikur të qendrojë pretendimi se për vëllain e Ministrit nuk ka kërkesë arrestimi nga Interpol, Agron Xhafaj është person nën hetim në lidhje me audio-përgjimin e publikuar.

Prokuroria ka nisur një hetim kryesish për bisedën ku Agron Xhafaj i tregon një ish-trafikanti vendin se ku duhet të marrë kanabis. Dhe nëse ka nisur një hetim, minismalisht Agron Xhafaj duhet të ishte person nën hetim. Por udhëtimi nga Vlora në Tiranë ishte i pashqetësuar për vëllain e Ministrit. Askush nuk e ndali Agron Xhafajn, në ditë të zakonshme në segmentin Vlorë-Tiranë janë mbi 10 postoblloqe policie rrugore, por çuditërisht askush nuk e ndali shqiptarin të dënuar për trafik drogë në Itali me 7 vite e dy muaj burgim.

Ardi Veliu i shërbeu Ministrit që e emëroi edhe në Rinas. Ç’do ditë policia shpërndan për media ndalime në kufi të personave të dënuar në vendet e huaja. Policia është aq e sofistikuar sa arrin të zbulojë edhe ata persona që arrijnë të ndryshojnë identitet. Por çditërisht në pikën e kalimit kufitar të Rinasit, Agron-Geron Xhafaj kaloi  pa problem. Askush nuk e ndali.

Kujtojmë se Ardi Veliu u emërua nga Xhafaj në krye të Policisë së Shtetit në shkelje të ligjit për policinë.

Sipas këtij ligji në paragrafin për kriteret e emërimit, kreu i policisë duhet të ketë gradën “Drejtues i Lartë ose i Parë”, gradë të cilën Ardi Veliu e mori vetëm pak ditë me parë, kur në Akademinë e Sigurisë u hap një testim i debatueshëm për zyrtarët e lartë të policisë.

Po në pikën “b” të këtij neni, kreu i policisë duhet të ketë jo më pak se 15 vite përvojë në polici, ndërsa në bazë të të dhënave Ardi Veliu ka 13 vite për shkak të një shkëputje nga policia në vitin 2006-2013.

Një tjetër pikë që mund të sjellë debate për emërimin e Veliut në këtë post është gradimi. Drejtori i sapo emëruar i Policisë së Shtetit, ai ka fituar disa grada, por dyshimet hidhen në respektimin e afateve kohore të marrjes së tyre. Veliu është rritur me tre grada në 5 vitet e fundit 2013- 2018 nga Komisar në Drejtues i parë, ndërsa ligji përcakton se këto tre grada duhen minimalisht të merren brenda harkut kohor të 11 viteve. /55news.al

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 10:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.