Opozita i kërkoi dorëheqjen, Xhafaj i sfidon: Do jem në këtë mision...

E mërkurë, 16 May 2018 19:02

Kur opozita kërkoi dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se do të vijojë të mbajë këtë detyrë për të vazhduar misionin që ka marrë përsipër. Në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarët Xhafaj tha se nuk ka frikë nga shantazhet.

 

 

“Se kam pasur në zakon të flas kështu, por e gjithë çka ndodhi këto ditë është orkestrim i ligë i opozitës dhe lidershpit të saj. Interesat meskine të opozitës janë bërë bashkë brenda dhe jashtë sistemit.

Opozita ra në batakun e shantazhuesve, po bashkëpunojnë edhe me djallin, vetëm që kjo qeveri të ikë nga pushteti.

Ata janë të frikësuar nga ajo çka po ndodh në reformën në drejtësi.

Por i garantoj këta se nëse iki nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, nga kolegë ndërkombëtarë, nuk mund të zhbëhet, Edhe SPAH edhe BKH do të vijojë. Unë jam këtu për këtë mision, dhe sot si ministër i Brendshëm.

Unë nuk kam frikë, nuk mund të më shantazhojë në arritjet e qëllimeve të larta”,- tha Xhafaj.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Aktualitet

20 miliardë lekë vjedhje taksapaguesve me rimbursimet falso të ilaçeve

Një tjetër skemë mashtrimi dyshohet me barnat me rimbursim. Bëhet fjalë për afro dy miliardë lekë (të reja ose 20 miliardë lekë të vjetra) , të cilat nuk dihet se...

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

Aktualitet

Shihni çfarë ka mbetur pas zjarrit në Tiranë

 Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë.   Në pamjet shihet se magazina ka qenë me pajisje elektroshtëpiake të cilat janë djegur pothuajse plotësisht. Në vendngjarje...

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Aktualitet

Humbet 60 mijë euro në kazino, shqiptari terrorizon me armë

Një shqiptar në Spanjë rrezikon të dënohet me 15 vite burg, pasi kishte qëlluar me armë ndaj stafit të një kazinoje. Kjo ngjarje ka ndodhur në korrik të vitit 2015 ne...