Basha paralajmëron Ramën: Do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm

E mërkurë, 16 May 2018 18:24

Në reagimin kundër qëndrimit të Edi Ramës, i cili i doli në mbrojtje Fatmir Xhafës, kryedemokrati Lulzim Basha lajmëroi qeverinë se reagimi opozitar do të jetë i fortë. Basha tha se kundërpërgjigja vjen për tiu kundërvenë inkriminimit të qeverisë . “Në emër të Partisë Demokratike, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e ndershëm të këtij vendi” tha Basha.

Rama në deklaratën e tij kërcënoi opozitën se do të burgosë personat që denoncojnë skandalet e qeverisë. Por Basha ka edhe përgjigje për këtë kërcënim. “Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar. Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!” tha Basha.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të rinjtë në Kosovë rrezikojnë nga radikalizmi në lojrat online

Bota Shqiptare

Të rinjtë në Kosovë rrezikojnë nga radikalizmi në lojrat online

Egzoni dhe Rajmondi, njëri 17 tjetri 19-vjeçar luajnë me orë të tëra lojëra përmes internetit. Ata gjatë kësaj kohe bisedojnë me lojtarë të tjerë nga e gjithë bota përmes mundësisë...

Presidenti Trump kthehet në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Globi

Presidenti Trump kthehet në OKB një vit pas fjalimit për Korenë e Veriut

Presidenti Donald Trump shkon të hënën në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në takimet e përvitshme të udhëheqësve botërorë. Nga luftrat, tek ndryshimet e klimës, tek uria dhe...

Skënderbeu-Tirana/ Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh

Sport

Skënderbeu-Tirana/ Zhbllokohet supersfida, bardheblutë në avantazh

Po luhet në Korçë supersfida mes Skënderbeut dhe Tiranës. Që të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me fitore. Bardhekuqtë e Orges Shehit mposhtën Flamurtarin me rezultatin 0-2, ndërsa kryeqytetasit...