Eurokomisioneri: S’ka negociata pa peshq të mëdhenj

E mërkurë, 16 May 2018 15:53

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka paralajmëruar vendin tonë se pa peshq të mëdhenj, mund të ndërpriten negociatat

Në një intervistë për të gazetën gjermane Stuttgarter-Zeitung, komisioneri tha se nëse nuk do të ketë arrestime të atyre që i quan peshq të mëdhenj, BE mund edhe të ndërpresë procesin e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Johannes Hahn, ndonëse Shqipëria ka bërë progres në reforma, rastet e korrupsionit deri më sot nuk kanë nxjerrë para drejtësisë asnjë prej peshqve të mëdhenj.

“Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të realizohen gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit.

Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.

Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen, se rastet e korrupsionit dalin para drejtësisë dhe peshqit e mëdhenj nuk kursehen.

Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Sidoqoftë, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”,- ka deklaruar komisioneri Hahn.

Megjithatë, ai shprehet se deri në qershor, pret nga Këshilli Europian që të japë një vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Intervista e e Johannes Hahn vjen në prag të takimit të Sofjes, ku krerët e shteteve dhe qeverive të BE do të diskutojnë mbi të ardhmen e vendeve të Ballkanit në BE.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Sport

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, futbolli është tronditur sot nga një tjetër tragjedi. 19-vjeçari, Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze. Ditën e djeshme, përmes një komunikate...

Nuk pranonte ndarjen dhe i shkoi në shtëpi për t’u sqaruar, si degjeneroi ngjarja në Berat?

Aktualitet

Nuk pranonte ndarjen dhe i shkoi në shtëpi për t’u sqaruar, si degjeneroi ngjarja në Berat?

Fatjon Toska, 32 vjeç është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Beratit. I riu me banim në lagjen “Barikada” në Berat, u arrestua nga Policia pasi sulmoi me...

Ish-banorja e Big Brother “nuk përmbahet", publikon foton e nxehte (FOTO)

Show-biz

Ish-banorja e Big Brother “nuk përmbahet", publikon foton e nxehte (FOTO)

Ish-banorja e “Big Brother “nuk përmbahet, publikon FOTON +18 Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, është e njohur për postimet e saj provokuese që shpërndan në rrjetet sociale. Këtë të shtunë, ajo...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!