Nenin 491, reagon ashpër Vasili: Vlahutin dhe Euralius gënjejnë, të heshtin!

E mërkurë, 16 May 2018 11:52

Kreu i Grupit të LSI-, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme për qëndrimin që ka mbajtur zyra e BE në Shqipëri, për nenin 491, ku flet për ekstradimin e personave që janë dënuar në mungesë në vendet e huaja.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, zyra e BE e drejtuar nga Romana Vlahutin u shpreh se ka pasur disa variante për këtë nen, kur është hartuar Reforma në Drejtësi, ndërsa edhe versioni i miratuar, është në përputhje me standardet e BE.

“Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjëkund ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.”, thotë Vasili.

Opozita ka akuzuar Fatmir Xhafajn, i cili kur ishte në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi, ka ndryshuar këtë nen, për të shpëtuar vëllain e tij, i cili është dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik droge.

Reagimi i Vasilit:

BE ne Tirane dhe Euralius genjejne per nenin 491,me mire te heshtin.

BE ne Tirane dhe Euralius vazhdojne per fat te keq te shperdorojne autoritetin e Europes lidhur me drejtesine.
Per te gjithe opinionin publik duhet te jete e qarte se Euralius genjen kur thote ka pasur disa variante per nenin 491.
Ka pasur vetem nje variant te pergaditur nga grupi i eksperteve te nivelit te larte dhe te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise me firmen e nje deputeteje.
Komisioni i ligjeve ne shkelje flagrante e ka ndryshuar nenin 491 te ardhur ne kuvend dhe ky ndryshim nuk gjendet asgjekundi ne procesverbalin komisionit te ligjeve,qe dokumenton ndryshimet qe i behen projektligjit te propozuar dhe qe me pas i paraqiten seances plenare per votim.
Ky eshte manipulim sa nje mal.
Vetem BE ne Tirane dhe Euralius cuditerisht nuk e shohin dhe paskan marre detyren te bejne alibine e ketij skandali.
Per llogari te kujt e bejne? A e ndihmojne Shqiperine duke bere alibine e manipulimit dhe shkeljes se ligjit? 
Kush ja mbyll syte per te pare pazarin e ligjeve me porosi?
BE ne Tirane dhe Euralius shenuan rekorde te erreta,negative dhe te dyshimta,kur bene avokatine dhe alibine procesit thellesisht te inkriminuar te zgjedhjes se prokurorit te pergjithshem me 69 vota.
Kur BE ne Tirane dhe Euralius e kane te "pamundur" te mbrojne parimet bejne mire te heshtin.Europa qe shqiptaret njohin nuk eshte kjo e ketyre.

/55News.al/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Globi

Italia dorëzon buxhetin – Nuk tërhiqet nga planet e shpenzimeve, pritet reagimi i Komisionit

Liderët politikë në Itali shprehën optimizëm për planet e zgjerimit të buxhetit në vitin e ardhshëm, ndërkohë që Brukselit i takon të pranojë apo refuzojë shpenzimet e ekonomisë së tretë...

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Globi

Gjermania deporton bashkëpunëtorin e sulmeve të 11 shtatorit

Gjermania deportoi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendin të tij të origjinës, Marok. Zyrtarët gjermanë konfirmuan se...

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Globi

Qyteti mbushet me arinj polarë të uritur

Banorët e një qyteti të largët rus janë mbushur me arinj polarë të uritur dhe kanë frikës se mund t'i hanë ata në momente kur nuk janë të vëmendshëm. Në një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!