“Skafin tim ma kërkuan ta mbante në përdorim Tahiri, për servisin u paguan 30 000 Euro”

Tuesday, 15 May 2018 12:43

Një tjetër e dhënë që është konsideruar nga prokuroria e vlefshme dhe me vlerë për rrethanat e hetimit për çështjen penale në ngarkim të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë dhe të dhënat e përftuara nga deklarimi i Orges Liperit. Ky person figuron të jetë, sipas prokurorisë, dhe pronari ligjor i skafit të përdorur për një kohë të gjatë nga Saimir Tahiri, kryesisht gjatë pushimeve. Liperit figuron që i janë marrë dy herë deklarime, përkatësisht gjatë datave 26.04.2018 dhe 07.05.2018.

Citim i dokumentit që tvklan.al ka siguruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për deklarimet e Orges Liperit

“Sipas deklaruesit, mjetin lundrues “Auras” e bleu tek një shtetas italian me ndërmjetësinë e një miku të tij. Roni Shqopa. Blerja u bë në Durrës dhe në ditën kur dorëzoi lekët, mori mjetin lundrues që ndodhej në Portin e Durrësit dhe që ishte i pajisur me karel. Nuk i kujtohet të ketë përpiluar kontratë shitje në Shqipëri. Me procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit të mjetit të kryera në datë 06.08.2014, u mor agjencia doganore dhe për kryerjen e tyre me shpejtësi, ndikoi Roni Shqopa, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që këtë mjet t’ia linte në përdorim Saimir Tahirit.

Nuk kujton të ketë përpiluar dokument për lënien në përdorim të mjetit dhe nuk tregoi interes për të. Mjetin nuk e përdori, por në ndonjë rast pagoi tarifë për lëvizjen me vinç. Gjithashtu, mjetit lundures në vitet 2015 dhe 2017 iu bë servis në Itali. Pagesat u kryen nëpërmjet llogarisë bankare në emrin e tij. Ishin shtetasit Boge Budini dhe Roni Shqopa, që e njoftuan për servisin e bërë dhe i sollën edhe faturat. Faturat iu paguan një servisi në Jug të Italisë dhe kishin vlerë 30 000 Euro.

Ndërsa nuk njihte shtetasit Artan dhe Moisi Habilaj, shtetasin Naim Brahimaj kishte mundur ta fiksonte si personin që merrej me mjetin lundrues të regjistruar në pronësinë e tij. Para disa muajsh (referuar ditës së dhënies së deklarimeve), pas njoftimit të Roni Shqopës për urdhërin që ndalonte qëndrimin e mjeteve lundruese në port, mjeti lundrues i tij u dërgua tek Resorti i Arben Likmetës.

Shtetasin Saimir Tahiri e takoi pas paraqitjes në prokurori, pra pas datës 26.04.2018. Takimi iu kërkua nëpërmjet Roni Shqopës. U takuam në Tiranë dhe në takim, krahas shokut të tij Elvin Kuraja ishte Saimiri dhe bashkëshortja e tij. Në takim, Saimiri i kërkoi ndjesë për shqetësimin që i ishte krijuar nga thirrja në prokurori”.

Këto dhe prova të tjera pjesë e materialit prej 33 faqesh, bindën gjyqtaren Liljana Baku që të vendoste masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online

Aktualitet

AMF, paralajmëron mbi rrezikun e investimeve online

Në kuadër të mbrojtjes së investitorit dhe edukimit financiar, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka tërhequr së fundmi vëmendjen në lidhje me investimin në instrumentin “Kontratë për Diferencë” (CFD) për shkak...

MPJ: Perëndimi dhe Kosova do të vazhdojnë partneritetin e tyre

Bota Shqiptare

MPJ: Perëndimi dhe Kosova do të vazhdojnë partneritetin e tyre

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është duke përcjellë me vëmendje qasjen destruktive të Serbisë në lidhje me krijimin e lajmeve të rrejshme, me qëllim përhapjen e propagandës dhe...

Lezhjanët thyejnë rekord për martesat, tiranasit mbeten të fundit

Aktualitet

Lezhjanët thyejnë rekord për martesat, tiranasit mbeten të fundit

Në shoqërinë e një vendi, martesa është një ngjarje e rëndësishme. Nuk është aspak çudi që martesat në ditët e sotme janë shumë më ndryshe se ato të viteve më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!