Kryemadhi: Rama dhe pak kohë jetë, ja mjekët e tij

Saturday, 12 Janar 2019 09:03

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat reagoi ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama. Kryetarja e LSI deklaroi qëndrimi i qeverisë ndaj protestës së studentëve duke i dhunuar natën me polici është shprehje e degradimit të shtetit.

Kryemadhit tha se sot “studentët dhe populli ndodhen para kriminelit Edi Rama”.

Kryetarja e LSI u shpreh se kreu i qeverisë po tregon probleme serioze mendore me sjelljen e tij dhe me urdhrat që ka dhënë. Ndaj kryetarja e LSI, i bëri thirrje deputetëve të PS dhe njerëzve të përgjegjshëm në mazhorancë që të marrin në dorë fatet e vendit.

Gjithashtu, Kryemadhi pati dhe një apel për mjekët personal të Kryeministrit, të cilët sipas saj, duhet të kujdesen më shumë për shëndetin mendor të kreut të qeverisë dhe të rekomandojnë heqjen e të drejtës së tij për të dhënë urdhra.

Modifikuar më Saturday, 12 Janar 2019 09:05

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shitet Telekom Albania, ja kush janë blerësit dhe shuma

Aktualitet

Shitet Telekom Albania, ja kush janë blerësit dhe shuma

Shitet Telekom Albania. Sipas informacioneve të publikuara sot, Telekom Albania i është shitur një kompanie bullgare. Vlera e shitjes është 50 milion euro. Më poshte keni njoftimin që konfirmon shitjen e Telekom...

Kapen 2 milionë euro drogë

Aktualitet

Kapen 2 milionë euro drogë

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Italia. Në pranga është vënë një shqiptar, i cili mësohet se e kishte lënë sasinë e madhe të kanabisit në garazhin...

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Aktualitet

Hyjnë ilegalisht, kapen 2 shqiptarë në aeroportin e Berlinit

Dy shqiptarë janë ndaluar në aeroportin e Berlinit në Gjermani pasi nuk kishin leje qëndrimi në këtë shtet, ndërsa bashkë me to janë arrestuar edhe një turk dhe një shtetas...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!