Nuk vonon shumë, Ramës i del gënjeshtra edhe për tarifat e Universiteteve

E mërkurë, 05 December 2018 20:47

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama gënjen kur thotë se tarifat për studentët janë përcaktuar nga Universitetet.

Në një status në “Facebook” pas protestës së studentëve ditën e sotme dhe reagimin të kreut të qeverisë, Vokshi shprehet se me ligjin e Arsimit 2015 Edi Rama ka në dorë të vendosë një kufi përtej të cilit asnjë universitet nuk mund të rrisë tarifat përtej kufirit.

Sipas saj, përgjegjës për rritjen e tarifave nuk janë universitetet që e kërkojnë, por Edi Rama që ka miratuar VKM për rritjen e tarifave. Deputetja e PD deklaron se projekti i vetëm i Edi Ramës është vjedhja dhe grabitja, ndërsa inkurajon studentët të vazhdojnë rezistencën për të drejtën e tyre legjitime.

Postimi i plotë:

Studentët e dinë se Edi Rama gënjen, kur i adreson ata tek universitetet dhe jo tek qeveria e tij për të zgjidhur problemin.

Studentët e dinë Edi Rama gënjen, kur thotë se tarifat nuk janë rritur.

Me ligjin e Arsimit 2015 Edi Rama ka në dorë të vendosë një kufi përtej të cilit asnjë universitet nuk mund të rrisë tarifat përtej kufirit te vendosur nga Qeveria.
Tarifat për studentët janë rritur 25-35% pas vitit 2013. Edhe tarifat e reja për provimet përsëritëse janë shpenzim plus shumë i madh për studentët.
Përgjegjës për rritjen e tarifave nuk janë universitetet që e kërkojnë, por Edi Rama që ka miratuar VKM për rritjen e tarifave.
Edi Rama nuk mund të kërkojë anulimin e VKM nga Universitetet. VKM anulohet nga qeveria e tij. Tarifat duhet të përgjysmohen duke anuluar Ligjin e Arsimit të Lartë.
Edi Rama nuk e ka prioritet arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Buxheti 2019 për arsimin e Lartë është më i vogël se fondi për një km rrugë në projektin korruptiv tek Unaza e Re.
Projekti i vetëm i Edi Ramës është vjedhja dhe grabitja.
I inkurajoj studentët të vazhdojnë rezistencën për të drejtën e tyre legjitime.
Anulimi i VKM dhe përgjysmimi i tarifave studentore është më e pakta që mund të bëjë qeveria për rininë studentore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!