Rama u premtoi tokat sarandjotëve, por në krah kishte deputetin hajdut të tyre

Premte, 09 November 2018 19:59

Alket Hyseni njihet për gllabërimin e pronave bregdetare në jug të vendit. Kjo nuk i mjaftoi Ramës për ta marrë në krah të tij, në takimin elektoral në Sarandë. Dhe si për ironi Rama u premtoi sarandiotëve se do t’u jepte zgjidhje problemeve që ata kanë me pronat.
Shpresojmë që Rama mos t’ia kalojë Alket Hysenit këtë përgjegjësi. Ja pse.
I emëruar në detyrën e kryetarit të Task Forcës për të evidentuar tjetërsimin e pronave në bregdetin e Jugut nga Vlora në Butrint, Alket Hyseni ka blerë për 230 milionë lekë pronën e tjetërsuar me dokumente të falsifikuar, duke e ditur se prona ishte në proces gjyqësor. Dokumenti vërteton, se në vitin 2015 Gjykata e Vlorës i dha të drejtë familjes së zonjës Irini Bua, duke vendosur pezullimin e çdo veprimi mbi pronën, vendim ky që është akoma në fuqi.
VENDIMI I GJYKATËS
Por pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli, që është një nga miqtë e ngushtë të kryeministrit, për të shkuar më pas deri tek vetë Edi Rama. Partia Demokratike ka dy dokumente që provojnë se Edi Rama është pjesë e skemës mafioze për grabitjen e pronave dhe shpjegojnë përse kryeministri ka heshtur deri tani për deputetin e vet Alket Hyseni. Edi Rama, me firmën e tij, ka vendosur dy herë rresht që, në tokat në bregdet të familjes Bua, në Dhërmi, të ndërtohet resort turistik, duke mos marrë parasysh vendimin e Gjykatës për pezullimin e çdo veprimi me pronën. Dokumenti i parë tregon se Edi Rama, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, ka firmosur lejen për zhvillimin e kompleksit turistik dhe një vit më pas ka firmosur sërish, për dhënien e lejes së ndërtimit në këtë kompleks për mikun e tij ndërtues Gon Papuli dhe për deputetin e tij, Alket Hyseni. Është e qartë se skema mafioze e grabitjes së tokave në bregdetin ka në krye Edi Ramën dhe për bashkëpunëtor deputetin e tij Alket Hyseni që, në kohën e dhënies së lejeve nga Edi Rama, drejtonte Zyrën Kundër Pastrimit të Parave, prej nga ka mbikëqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit. Peshk më të madh se kaq drejtësia nuk ka ku të gjejë dhe është rasti ideal për t’u dhënë shqiptarëve shpresën reale për një drejtësi jopolitike, që punon për qytetarët dhe jo për pushtetarët.
Irini Bua tregon si ia vodhi tokat deputeti socialist Alket Hyseni
Irini Bua është një nga banorët e Dhërmiut, e cila denoncoi publikisht në në emisionin “Të paekspozuarit” grabitjen e tokës në bregdet. Irini Bua, gruaja që denoncoi grabitjen e tokës së saj në emisionin “Të Paekspozuarit” të Top Channel, shpreson të gjejë drejtësi. “Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregon Irini Bua. Ajo thotë se ka kallëzuar, jo vetëm deputetin e Vlorës Alket Hyseni, por edhe kryeministrin Edi Rama. “Alket Hysenin e kam denoncuar tek Krimet e Rënda, nuk më është kthyer përgjigje. Kam bërë kallëzim penal kundër Edi Ramës për shpërdorim detyre për arsye se ka dhënë leje ndërtimi mbi pronën e marrë masë sigurie”, tregon ajo. Historia e zonjës Irini Bua nis që në vitin 1991, kur pronat në Dhërmi nuk u ndanë vetëm sipas ligjit 7501. Ajo thotë se pati një ndërthurje për ndarjen e tokës mes kufijve të vjetër dhe ligjit që nisi të zbatohet menjëherë pas rënies së diktaturës. “Nuk e kam ndarë pronën me 7501-shin, por ka marrë gjithsecili pronën e tij. Kështu ramë dakord”, thotë ajo. Por, gjithçka ka ngecur në vitin 2013, kur mes fisit Bua, të cilët Irini i përmend me emra nisën proceset gjyqësore, pasi një prej pjesëtarëve të familjes që ishte arratisur në Amerikë rezultonte i përjashtuar nga lista e përfituesve të pronës së trashëguar. Madje, në këtë rast është përmendur edhe një testament i lëshuar që në vitin 1986, për të cilin Irini Bua thotë se është i falsifikuar, sepse në atë kohë as bëhej fjalë për ndarje prone. “Ne pamë që ai përdori një testament të 86-s. Që ishte në dosjen e 2013-s, ku shkruhet se: “Athina Bua, ia lë të gjithë pasurinë pas vdekjes”. Në një kohë kur prona nuk kishte dalë për t’u marrë”, sqaron ajo. Zonja, që denoncoi skandalin e pronave në Dhërmi flet me emra konkretë dhe disponon të gjithë dokumentacionin e plotë për vjedhjen e një sipërfaqeje prone, e cila ndonëse është nën masë sigurie në të ndërtohet, pasi ka kaluar në dy apo tre shitje. “Shitja e parë është bërë tek Ilia Taka, Thedhori Dumo në Dhërmi është sekseri i Alket Hysenit, shitjen tjetër e ka bërë Arjan Hasani”, thotë ajo. Pavarësisht këtij vendimi Gjykate, në shtetin mafioz të Edi Ramës transaksionet me pronën në bregdet kanë vazhduar nga falsifikuesi tek Alket Hyseni, pastaj tek ndërtuesi Gon Papuli

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Sport

Penallti dhe Skocia e mbyll pjesën e parë me avantazhin e 2 golave

Skocia e ka mbyllur 2-0 përballjen në Loro Boriçi përballë Shqipërisë. Në minutën e 45’ ishte Fletcher ai i cili mposhti nga pika e bardhë e penalltisë portierin.

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Sport

Kosova, sukses me 5 yje me Maltën

Përfaqësuesja kosovare e futbollit dominoi totalisht në transfertën e mbyllur 0-5 në Valeta kundër Maltës, në një ndeshje që i dha 3 pikë të rëndësishme në Ligën e Kombeve. Përballja në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!