Meta i përgjigjet Ramës: Të lexojë Kushtetutën!

Premte, 09 November 2018 09:55

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka folur ditën e sotme lidhur me mosdekretimin e propozimit për ministër të Brendshëm të Sandër Lleshit, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Meta ka bërë thirrje që amatorët të lexojnë Kushtetutën dhe se çfarë kompetencash ka Presidenti.

Po ashtu, reku i Shtetit tha se është gati që të sqarojë edhe Kuvendin lidhur me vendimin e tij.

Disa ditë më parë, kreu i shtetit, vendosi që të mos dekretojë Sandër Lleshin, çka çoi në emërimin e tij si zëvendësministër të Brendshëm.

"Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe dilentantëve të njëanshëm i ftoj të të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit.

Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosë një propozim ... kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.", tha Meta.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 09:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Kërkohet dorëheqja e deputetit të PS, fyeu fëmijët autikë

Ndaj gjuhës fyese të deputetit socialist Alket Hyseni kundrejt autikëve ka reaguar edhe drejtuesja e fondacionit “Down Syndrome Albania” Emanuela Pepkola Zaimi e cila ka kërkuar dorëheqjen. “Alket Hyseni jepni dorëheqjen”...

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Politikë

5 vjet pa Sokol Olldashin, Basha status të veçantë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përkujtuar ish-ministrin dhe deputetin demokrat Sokoll Olldashi në 5-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. kryetari i PD-së Lulzim Basha, e kujton përmes një mesazhi...

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Aktualitet

Moti i keq/ Ja qytetet që rrezikojnë nesër nga përmbytjet

Ndërsa verilindja dhe juglindja u përball me një situatë të pazakontë të reshjeve të borës, tashmë është jugu dhe jugperëndimi që mund të përballen me motin e keq. Për ditën...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!