Shqipëria voton kudër SHBA, pro Kubës. Reagon ish-ministri i Jashtëm

Premte, 02 November 2018 10:03

Shqipëria duket se e ka bërë rrugë që të votojë kundër SHBA.

Ka qenë ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në profili në Facebook, ka bërë me dije se Shqipëria ka votuar sërish kundër SHBA-së në OKB, këtë radhë për Kubën.

Reagimi i Tritan Shehut:

Përsëri votë kundër SHBA-së në Asamblenë e OKB-së nga përfaqësuesi shqiptarë, duke votuar "pro" Rezolutës së paraqitur nga Kuba për heqjen e sanksioneve amerikane ndaj saj. Ndërkaq paradoksalisht përfaqësuesi ynë "abstenon" për amendametet e paraqitura nga SHBA për këtë Rezolutë!

Në këto vitet e fundit ka një ndryshim të qëndrimit amerikan ndaj marëdhënieve me Kubën, ndaj të cilit ne nuk ka pse të kundërvihemi, pavarësisht se si veprojnë vende të tjera.

Në një diplomaci të mençur e jo “të detyruar" ka edhe mënyra të tjera votimi ose mosvotimi, për të shmangur ballafaqimin me aleatin tonë kryesor strategjik si shqiptarë.

Në fakt kjo tendence kundërvënie ndaj SHBA në OKB,  jo vetëm aty, për çështje sigurie shumë larg interesave e influencave tona, për të cilat ne duhet të ndjekim atë vend në mënyrën më paradoksale e të gabuar është bërë një rutinë në qëndrimet tona në ato organizma.

Gjykoj se kështu ne dëmtojmë interesat tona kombëtare dhe gradualisht krijojmë "të çara" në marrëdhëniet me atë vend thelbësor për ne e paqen në botë, gjë që minimalisht rrezikon të zbehë përkrahjen e çmuar amerikane ndaj çështjeve tona madhore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të dielën, në 96-vjetorin e Shërbimit Pyjor, vjen për lexuesit libri që duhet të kemi në bibliotekë

Aktualitet

Të dielën, në 96-vjetorin e Shërbimit Pyjor, vjen për lexuesit libri që duhet të kemi në bibliotekë

Me datën 27 Janar është dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar, më saktë 96 vjetori i këtij shërbimi.| Në këtë ditë të shënuar për shërbimin pyjor, vjen inaugurimi i botimit “Pyjet e...

Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS

Politikë

Genc Deromemaj: Përvjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit, Bashkia e Vlorës e kthen në një festë të PS

Kreu i degës së PD, Vlorë, Genc Deromemaj, ka reaguar sa i përket mënyrës skandaloze se si bashkia Vlorë përkujton Ismail Qemalin. Përmes një statusi në FB, Deromemaj thotë se...

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Kulturë

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, po botojme nje sere veprash artistike ku trajtohet figura madheshtore e plakut te Vlores qe shpalli Pavaresine dhe ngriti Falmutrin me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!