Meta pret Çavushoglu: Turqia partnere e rëndësishme ekonomike e Shqipërisë

Premte, 19 October 2018 14:19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim të veçantë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavushoglu.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në tre dekadat e fundit. Duke u ndalur tek mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu vlerësimin për vëmendjen që Presidenti Erdogan dhe Qeveria turke i kushtojnë këtij bashkëpunimi me Shqipërinë dhe nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e dhënë nga Turqia përmes Agjencisë turke të Bashkëpunimit për Zhvillim TIKA, e cila tashmë është e pranishme në të gjithë Shqipërinë.

Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe nevojës për të vijuar kontributin e përbashkët në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon. Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin e jashtëzakonshëm që luan Turqia në përballimin e krizës humanitare të refugjatëve sirianë dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme në konflikt.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

'Karteli kriminal i stomatologëve’

Aktualitet

'Karteli kriminal i stomatologëve’

Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë. Për një mbushje dhëmbi...

Paskemi dasmë: Martohen Fero dhe Arbenita Ismajli

Show-biz

Paskemi dasmë: Martohen Fero dhe Arbenita Ismajli

Disa javë më parë, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli u bënë kryefjala e mediave dhe çifti më i komentuar në rrjete sociale. Dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin e më...

Nuk do ta besoni sa ngjajnë - Gjendet sozia e Butrint Imerit

Show-biz

Nuk do ta besoni sa ngjajnë - Gjendet sozia e Butrint Imerit

Butrint Imeri është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për publikun e këngët e tij janë kthyer menjëherë në hite. Ndërkohë Butrinti është shumë i pëlqyer nga vajzat edhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!