Pollo: I pari i delegacionit në Bruksel, boçe e brekushe me Begot, Beçot e Rrajat

Hënë, 15 October 2018 12:13

Debati për përfaqësimin me ministrin Taulant Balla si kryetar i delegacionit shqiptar të Stabilizim-Asociimit në PE pas dhjetëra akuzave që po shtohen ndaj tij për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim me krimin ka vijuar edhe sot.

Deputeti demokrat Genc Pollo ka shkruar në ‘facebook’ se “Edi Rama nguli kembë, ndoshta më shumë nga halli sesa nga qejfi, që Taulant Balla të mbetet fytyra parlamentare e Shqipërisë kundrejt Parlamentit Europian e Bashkimit Europian. Kjo është menyra më efektive për të diskredituar Shqipërinë para Europës mbasi i u mbushën rradhët e deputetëve,  e kryebashkiakëve socialistë me soj e sorollop banditësh. Pse duhet që i pari i delegacionit parlamentar në Bruksel të jetë boçe e brekushe me begot, beçot, rrajot e të tjerë si ata? Apo tani që na doli ministri për Europën, në biseda me bandat kush pyet për Taulantin.”

Ky reagim erdhi pasi më herët, Balla “paralajmëroi” në Twitter se deputetët e PD-së kishin përgatitur “rrëmujë” në Parlamentin Europian – demaskimin e tij dhe sipas tij, kjo e turpëronte vendin. “Lulzim, tërhiqe urdhrin tënd për rrëmujë që u ke dhënë deputetëve të tu në delegacionin e Shqipërisë sot në Parlamentin Europian. Mos e turpëro vendin tënd edhe hapur se pas “kuintave” me anonime e bën përditë. Të presim të dy me qetësi vendimet e gjykatës dhe prokurorisë.” shkruan Balla.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Kulturë

100- vjetori/Ismail Qemali në letërsi dhe artet shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit te vdekjes se Ismail Qemalit, po botojme nje sere veprash artistike ku trajtohet figura madheshtore e plakut te Vlores qe shpalli Pavaresine dhe ngriti Falmutrin me...

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Kulturë

“Lufta është paqe. Liria është skllavëri. Injoranca është fuqi”!

Megjithëse George Orwell ka shkruar vetëm gjashtë romane, vepra e tij i ka dhënë një vend të merituar në majë të listave të shkrimtarëve më të mirë. Ndikimi i tij...

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Kulturë

Rrugëtimi 100 vjeçar pas vdekjes, i Ismail Qemalit

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar do të organizojë një tryezë shkencore dhe do të hapë ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!