"Fredi Alizoti, është hajdut, më lypte 1 mijë lekësha"

Premte, 12 October 2018 13:28

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka manipuluar zërin e Agron Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga kjo parti.

Alizoti është gjithashtu personi që deklaroi pak ditë më parë në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e e ka manipuluar ai këtë zë.

 I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

"Kur dëgjova dëshminë Fredi Alizoti nuk u kujtova se kush ishte. Por Fredi Alizotin në Fier e njihnim si Fredi hajduti. Kështu i flasim. Sinqerisht. Shpesh herë në rrugë më dilte e më thoshte më jep një 10 mijë lekëshe se kam ngelur pa lekë. Dhe merrte atë 10 mijë lekëshin e ikte. Nuk e kishte vetëm me mua por dhe me të tërë.  

Fredi hajduti, ose Fredi Alizoti është marrë nga policia sepse ai është kontigjent i policisë. Ai nuk rrinte pa vajtur në polici një herë në dy javë.  Me të dy kam njohje, por babalja nga Vlora është dhëndër në Fier po tek lagjia ime, dhe i njoh vjehrrin dhe vjehrrën. Nga ana e bashkëshortes ka një familje të mrekullueshme, që njihen në Fier të shkëlqyer. Babalen nuk e kam parë në jetën time. Fredi Alizotin e njoh mirë është një mitoman është një njeri që mendërisht nuk duhet të jetë mirë se unë po ti thoja që ke qenë pardje e ke takuar  Donald Trumpin ai rrezik ta pranon".

Lidhur me videopërgjimet Baçi tha: Ndërsa Babalen e bëri një gazetar investigativ, Fredi hajdutin e bëri policia sepse është i interesuar për problemin e vëllait. Këta njerëz si Alizoti që kanë mbetur rrugëve janë rezultat i kësaj gjendje që kemi ne. Është turp se këtë e njeh gjithë Fieri që arrin dhe e manipulon dhe thotë që jam takuar me drejtorin e përgjithshëm Ardi Veliu dhe Taulant Ballën”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Sport

Europiani U-21/ Estonia "kockë" e fortë vetëm për kombëtaren kuqezi

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertën e Estonisë. Edhe pse kuqezinjtë ishin futur në fushë pa asnjë objektiv...

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Sport

Super sfida Francë-Gjermani, dalin formacionet zyrtare

Franca dhe Gjermania sonte do ta zhvillojnë derbin në Ligën A të Kombeve te grupit 1 Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Francës dhe Gjermanisë . Gjermania në këtë ndeshje hynë...

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Aktualitet

Transferta parash nëpërmjet Postës Shqiptare

Posta Shqiptare do të vijë së shpejti me një tjetër shërbim për qytetarët, që është transferta e parave në të gjitha shtetet e botës. Vetëm pak ditë më parë, kreu i...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!