‘Babalja’, Salianji: Rama beson tek Alizoti, unë në Zot

Premte, 12 October 2018 12:01

Për ofro dy orë e 30 minuta deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Fill pasi la ambientet e organit të akuzës, Salianji pohoi për gazetaren se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti që tregonte detaje rreth çështjes në fjalë. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.

Teksa u pyet nga gazetarët se pse po hetohet nga Prokuroria, deputeti i PD sqaroi se ai është kallëzuar nga Agron Xhafaj që sipas tij nuk ka ardhur për t’u hetuar për trafik droge, por për të bërë kallëzim.

“Kryesisht u pyeta për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetjet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha ai.

Pyetje nga gazetarët:

Me çfarë statusi jeni pyetur sot?

Në datën 9 prokuroria më ka sjellë kërkesë si person nën hetim. Unë sot jam nënë hetim për shkak se kallëzuesi Agron Xhafaj, i dënuar për trafik droge më ka kallëzuar mua dhe gazetarin. Viktima kallëzuese nuk ka ardhur asnjëherë për trafikun, por ka ardhur për kallëzim.

Për videon e parë iu pyeti prokuroria, pasi flitet një takim juaj me Albert Veliun?
Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Arvi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt.

Ku është realizuar videoja e dytë?
Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Kur kam parë që prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm e kam bërë publike. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria, besoj shumë shpejt do ta keni

Ju i besoni Alizotit në versionin e parë apo të ty?
Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Edi Rama

Akuzat:

Salianji u paraqit pranë organit të akuzës në orën 09:30, dhe do të merret në pyetje si person në hetim, pasi akuzohet per ‘kallëzim të rremë’.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria caktoi masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë Veliu u arrestua dje në Kosovë.

Nuk dihet nëse organi i akuzës do kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Ervin Salianji, që i hap rrugë më pas caktimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Aktualitet

Nxënësit e shkollës "At Gjon Karma" bojkotojnë mësimin

Nxënësit e Shkollës së Mesme "At Gjon Karma" në Gur të Zi në Shkodër sot kanë bojkotuar orën e parë të mësimit. Shkak për bojkotimin e mësimit është bërë mungesave e...

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!