Alibeaj: Pse Taulant Balla po del në të gjitha episodet kriminale?!

Premte, 12 October 2018 11:26

Deputeti demokrat Enkelejt Alibeaj ka marrë pjesë i vetëm sot në Këshillin e Legjislacionit, që kishte thirrur në dëgjesë shoqërinë civile për nismën e Vetingut në politikë. Ai ka theksuar në fjalën e tij se cilat ishin motivet e kësaj iniciative nga opozita dhe e ilustroi me shembuj: "Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5!" 

"Ajo që po them sot unë nuk është retorikë politike, - tha Alibeaj. -  Por ajo që po them dhe do të ngelet dhe në analet e këtij parlamenti, është motivi i vërtetë për të cilin ne kemi propozuar amendamentet kushtetuese. Mbi to do të gjykojnë zotërinjtë, motivet e vërteta. Se ndaj e keni thirrur shoqërinë civile. Motivi është gjendja e rëndë e vendit sot e kapluar nga krimi, ku bandat kanë vendosur flamurin e zi të vdekjes në këtë vend. Pyetja është përse ky fenomen që nuk ka ndodhur në këto 30 vite, sot të lulëzojë. Ne besojmë dhe kemi prova se kjo ndodh vetëm për shkak të një motivi: Lidhjes së fortë të krimit të rrugës, të llumit, me politikën, me qeverinë, me kryeministrin. Dhe nuk është një sensibilitet yni i njëanshëm, partiak, por është publik. Bazuar në prova. Bazuar në fakte. Po si shpjegohet që përfaqësues të lartë të kësaj mazhorance, kryetari i Grupit parlamentar të këtyre, Taulant Balla, del në të gjitha episodet kriminale të muajve të fundit?! 4 apo 5! Si shpjegohet që një deputet, kolegu i tyre, Çyrbja, flet pa teklif me bandën e Shullazit? Si shpjegohet që i biri i një deputeti këtu, merr, dhunon, torturon, i mbrojtur nga i ati, një viktimë të pafajshme?! Janë të gjitha këto elementë që publikisht janë bërë të ditura që unë besoj se çdo shqiptar e bëjnë të mendojë se kjo situatë do një zgjidhje, se ka sjellë dëm të madh.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!