Saimir Tahiri do kandidojë për Bashkinë e Tiranës

E mërkurë, 10 October 2018 19:55

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se Saimir Tahiri i cili nuk ka ndonjë pozicion politik në këtë parti po kërkon të kandidojë si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Tahiri njihet për qëndrimet e tij kundër kryetarit aktual të bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka qenë i pëlqyeri i kryetarit të PS-së, Edi Rama. Fakti që Prokuroria e Ramës po e shpëton Tahirin nga burgimi më se i sigurt i tij, rrit edhe më shumë pretendimet e Tahirit për të kandiduar për bashkinë më të madhe të vendit. kjo bëhet edhe më kërkuese nga fakti se Tahirit nuk ka asnjë funksion. 3 vjet deri në mbarim të mandatit të kësaj shumice janë shumë për ish ministrin e Punëve të Brendshme. Në kërkesat e fshehta drejtuar Ramës, ky i fundit ende nuk ka një qëndrim mohues apo konfirmues ndaj Tahirit, por shihet që kryetari aktual i bashkisë, Veliaj, është në dijeni të një fakti të tillë dhe ka deklaruar se nuk do të rrijë duarlidhur. Pritet të shihet nëse Tahiri do ë rrisë trusninë ndaj Ramës apo do presë votimet formale. Mirëpo, i rritur ekonomikisht është edhe Veliaj. Të dy figurat e PS-së do përplasin brirët me gjithë fuqinë që i kanë dhënë zullumet e tyre në funksionet shtetërore. Një formësim më i qartë i kësaj situate varet nga një mbyllje e plotë e hetimeve ndaj Tahirit, gjë të cilën Rama ia ka premtuar me kohë ish ministrit më të përfolur të Punëve të Brendshme. 55news.al

Modifikuar më E Enjte, 11 October 2018 11:27

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tirana mundet nga Laçi

Sport

Tirana mundet nga Laçi

Laçi ka mundur me lehtësi Tiranën me rezultatin 2-1. Kurbinasit kanë mbyllur takimin që pjesën e parë duke shënuar dy gola të shpejtë me anë të Shtubinës në minutën e 14’...

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Bota Shqiptare

Itali, shqiptarëve u gjejnë vepra arti e objekte të çmuara

Dy shqiptarë me banim në provincën e Casertërs në Itali janë vënë në pranga nga Policia italiane me akuzën e grabitjes së disa banesave. Në banesat e tyre janë gjetur...

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Politikë

Mos investimi në arsim dhe shkencë është fatalitet për vendin

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve, si dhe kërkesën e tyre për dyfishim të buxhetit. Panariti ka shkruar se...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!