PD krah banorëve të Laprakës: Veliaj po betonizon Tiranën

E mërkurë, 10 October 2018 15:46

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka marrë pjesë në protestën e banorëve të Laprakës, të cilët kundërshtojnë prishjen e fushës sportive.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Zhupa thotë se PD mbështet banorët, ndërsa shprehet se Erion Veliaj po betonizon Tiranën. PD shprehet se në vend të fushës sportive që ka 70 vite do ndërtohen pallate.

Postimi i plotë:

Sot ne mbeshtetje te banoreve te Laprakes, te cilet kishin dale per te protestuar per te vetmen hapesire sportive publike qe ka zona prej me shume se 70 vitesh. Banoret jane thellesisht te revoltuar dhe nuk do lejojne kete betonizem ne emer te pasurimit te klienteve te Veliajt. Sot ata perzune fadromat dhe deputetin e maxhorances Ulsi Manja, i cili erdhi per ti mbushur mendjen qe sa mire do behet kur te prishet fusha (video tregon momentin qe debojne Ulsi Manjen)

Betonizimi qe Veliaj po i ben Tiranes eshte masakrues ne cdo drejtim per jeten e qytetareve. Rasti i Laprakes eshte vazhdimesi e prishjeve te hapesirave publike, sportive dhe clodhese ne qytet per tju hapur rruge pallateve. Si ndodhi tek Kompleksi Dinano, tek parku i autobusave, te 7 xhuxhat. Nje histori e perseritur betoni.

Ne do ju qendrojme ne krah banoreve qe mos lejohet prishja e kesaj hapesire jetike per banoret e Laprakes. Banoret tregonin futbollistet nder vite qe ishin stervitur dhe kishin dale nga ajo fushe e Laprakes, tregonin historite e tyre, te prinderve te tyre dhe te femijeve te tyre. Shkollat rreth e qark kryejne oren e fiskultures aty. Trajner femijesh kryejne stervitje cdo mbasdite me mbi 100 femije qe e frekuentojne futbollin. Nje komunitet i tere eshte i lidhur dhe e ka te nevojshme ate hapesire publike sportive. Bashkia ka per detyre ti sherbej qytetareve, jo tju rrembej hapesirat mbi 70 vjecare publike.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!