Ish-ministri: Nëse opozita i hap telefonin Ramës, do bënte krimin më të madh në vend

E mërkurë, 10 October 2018 15:41

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka parashtruar disa çështje që sipas tij mund të kishin tjetër rrjedhë, vetëm nëse opozita i hapte telefonin Ramës.

Mes pikave që ai rendit, thuhet se kthimi i opozitës në Kuvend do të çonte në shkarkimin e ministrit Xhafaj për konspiracion, arrestimin e Ballës për prerje të paligjshme pyjesh dhe Rrahman Rraja do të bëhen dëshmitar i penduar.

Ndërkohë, Manjani shton se nëse opozita do të vepronte në këtë mënyrë, atëherë do bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në vend…

Postimi i plotë:

Sikur…

Sikur të ndodhte që opozita t’i hapte telefonin Ramës dhe të kthehej në parlament, do kishim këto pasoja:

  1. 1. Fatmir Xhafaj shkarkohej për konspiracion dhe prishje të imazhit të qeverisë para partnerëve.
  2. 2. Taulant Balla, arrestohej në flagrancē nga gjykata e Librazhdit, për prerje të paligjshme pyjesh…
  3. 3. Rrahman Rraja behet dëshmitar i penduar dhe del në pension.
  4. 4. Arta Marku pushon çështjet idiote që ka hapur dhe ofron dorëheqjen në këmbin të një posti tjetër.

Nuk janë kaq “të bashkuar” sa shiten…

Por, nga ana tjetër opozita do bënte krimin më të madh ndaj demokracisë në vend…

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 15:42

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta, studentët vënë drynin tek Fakulteti Ekonomik

Aktualitet

Protesta, studentët vënë drynin tek Fakulteti Ekonomik

Studentët kanë bërë thirrje sërish që të bojkotojnë mësimin dhe t’i drejtohen kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre. Ndërkohë studentët kanë vënë drynin tek fakluteti Ekonomik në Tiranë Pak me heret...

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga Panajot Barka

Politikë

Universiteti i Gjirokastrës distancohet nga Panajot Barka

Universiteti i Gjirokastrës në një deklaratë për mediat ka reaguar pas ndalimit të pedagogut   Panajot Barka dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pasi iu gjetën...

Kulturë

Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu finalizojnë duetin “Dashuri”

Ka kohë që është paralajmëruar një duet mes Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut. Morena Taraku përmes një statusi që sapo ka publikuar në InstaStory, ka bërë të ditur që ky projekt...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!