Zbulohet lidhja e hershme e Edi Ramës me Ervin Matan

Premte, 05 October 2018 17:40

Përplasja me armë që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të enjtes ka vënë në siklet të madh qeverinë dhe veçanërisht Kryeministrin Edi Rama. Kjo për faktin se dy bandat që bënë luftën me armë në mes të ish- Bllokut janë njerëz të pushtetit aktual.
Pasi u mundua të fshehë detaje nga ngjarja dhe emrat e personazheve në përplasje, policia publikoi një njoftim se ka shpallur në kërkim edhe një person me inicialet E.M. Mediat gjetën se për kë bëhej fjalë dhe publikuan emrin e plotë Ervin Mata. Ervini Mata është djali i Luan Matës dhe nipi i kunatit te Dash Pezes, njeriu i afërt i Ramës.
Emri i Matës u përfol në rastin e privatizimit të “Ish Ekspozitës Sqipëria Sot”. Kompania e tij Victoria Construction fitoi te drejtën te zhvilloje zonen prioritare. Luan Mata është kushëriri i Ilir Mates kunatit te Dash Pezes dhe njërit prej njerëzve me te afërt te Edi Ramës i cili ka udhëhequr aksionin e privatizimit te truallit te perfolur pas prishjes se kontrates se familjareve me Vision Construction.

3 komente

  • Përgjigju ari

    duri ik andej nga roshi e qoi vellan e mitur se thar ka mbet,ose ik nga rrajat e luaj pak xhisielen se ne burg nuk po ka ku shuan zigaret.delijorgji i ndertoi rames fabriken e vrasesve,perdhunuesve e trafikanteve.te fala nga babalja ty e rama.ik tash shko lepi tek edvini se mbrem dhjer ish nga turpi.

    E mërkurë, 10 October 2018 09:39 komentuar nga ari
  • Përgjigju Maksut Marku

    Ervin djali i Luanit, Luani djali i Estrefit, Estrefi djali i Mahmutit, Mahmuti djali i Nuredinit, Nuredini djali i Eqremit, Eqremi djali i kunatit te Maksutit- kjo ishte pema gjeneraligjike e Ervinit.
    Tani e Edvin Rames: Edvini djali i Kristaqit, Kristaqi djali i Stefanit, Stefani djali i Anastasit, Anastasi djali i Jorgos dhe Jorgo djali i shokut te ngushte te Maksutit.
    A nuk tregon kjo lidhjen e Rames me Ervin Maten! Hapni syte o njerez mos pritni qe keto zbulime ti beje vetem gjurmuesi Fahri Balliu!

    Diel, 07 October 2018 12:26 komentuar nga Maksut Marku
  • Përgjigju duri

    Me duket se eshte i afert edhe me gocen e Fari Balliut dhe Deliorgjin

    Saturday, 06 October 2018 12:24 komentuar nga duri

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Sport

Griezmann "djeg" Gjermaninë e Low-it, Gjibraltari bën sërish magji

Franca i është falur një superforme të Antoine Griezmann për të likujduar Gjermaninë dhe për të siguruar matematikisht vendin e parë në grupin 1 të League A. Në "Stade de France...

Aktualitet

Prap të shtëna me armë, këtë herë në Shkodër

Një person është kapur me armë në fshatin Oblikë të njësisë Ana e Malit në Shkodër. Shtetasi Blerim Beqiri u ndalua sepse pas një kontrolli të policisë në atë zonë...

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Globi

Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare. "Ndërsa...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!