“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

E Enjte, 20 September 2018 22:44

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i fitojë ato, për të çmontuar më pas të gjithë atë që ka krijuar sipas tij Edi Rama.

“Është absolutisht e vërtetë ajo që thotë edhe Berisha që këtu situata ka degjeneruar në një nivel të tillë që praktikisht të hysh në zgjedhje është e kotë. Ky njeri gjithë dhunën e shtetit e ka vu në shërbim të zgjedhjeve. Ky i ka grumbulluar të gjitha pushtetet në një dorë. Ne po i afrohemi një diktature. Nuk është nevoja të jetë një diktaturë e formës së vjetër. Ky i ka okupuar të gjitha pushtetet.

Ky thotë që vendimi që marr unë edhe në qoftë se është i gabuar, do të zbatohet. Ideja është se këtu nuk vlen më arsyeja. Muaj për muaj bën një gjest për certifikuar a i ka të gjithë nën kontroll! Ky është gjesti i absolutizmit. I ka asgjësuar institucionet. Me hy në zgjedhje në këto kushte do të ishte e pamundur. Edhe të tjerët kanë tentuar të vjedhin zgjedhjet.

E dyta, bashkërendimi me grupet kriminale qytet më qytet, ky është kulmi. Është abuzuar mbi votën nga grupet politike. Krimi është lënë në bordurë në një far mënyre.

Ideja që nuk hyhet në zgjedhje pothuajse është fatalist se këtë do ky, tu thotë shqiptarëve se këta nuk hyjnë në zgjedhje. Ne në zgjedhje do të hyjmë dhe do t'i fitojmë. Do të fillojmë të çmontojmë gjithë këtë makineri në të gjitha drejtimet”, u shpreh Shehi.

Modifikuar më E Enjte, 20 September 2018 22:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi rinovon me Levanten

Sport

Bardhi rinovon me Levanten

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi ka rinovuar edhe për dy vite kontratën me skuadrën nga La Liga, Levante që ka njoftuar të martën. Me kontratën e re, Bardhi do të jetë pjesë...

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Show-biz

Fotogaleria/ Dukeshës Kate nuk i ulet fustani

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet e saj: I qëndrojnë të ngritur. Ndoshta është...

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Teknologji

BMW tërheq nga tregu 1.6 milion automjete

Për shkak të rrjedhjes së ftohësit, kompania gjermane prestigjioze e veturave – BMW, do të tërheqë nga tregu 1.6 milion automjete në mbarë botën. Nga BMW u njoftua se rrjedhja nga...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!