Paralajmërimi i Bashës: Nesër, shansi i fundit për Edi Ramën

E Enjte, 20 September 2018 11:18

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar sërish sot kryeministrin Edi Rama se miratimi i ligjit të Vetingut të politikanëve është shansi i fundit që i jepet për pastrimin e politikës nga krimi, në të kundërt gjithçka mbetet në dorë të qytetarëve.

“Asnjë vend nuk do të votojë të hapë negociatat për një vend që drejtohet nga një kryeministër i lidhur me bandat, që qeveris me deputetë si Jurgis Çyrbja dhe rendi i besohet një ministri të bërë njësh me krimin, Fatmir Xhafën.

Sot do t’i japim formë përfudimtarë platformës sonë për drejtësinë. Këto katër piketa prej nesër do t’i nënshtrohen një konsultimi të drejtëpërdrejtë me qytetarët dhe bashkë me ju do të marrim vendimin për të çliruar institucinet e kapura nga krimi, duke filluar nga Kuvendi.

Naivëvedhe kaçurrelëve të Edi Ramës që pyesin pse opozita nuk është sot në Kuvend, ju them se Teatri nuk është shkaku, por pasoja e emergjencës kombëtare: Një parlament i mbushur me kriminelë nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje, por për të marrë fshesën dhe pastruar!

Nuk do të ketë më asnjë ligj, as pakt, asnjë bisedë, asnjë negociatë pa zgjidhur këtë çështje themelore largimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Nëse kjo nuk ndodh përmes shansit të fundit, institucionalisht, ligjit për Vetingun e politikanëve, atëherë është detyra e qytetarëve shqiptarë, së bashku me ne, opozitën e vendit, t’i japim zgjidhjen që i jep çdo vend i civilizuar kur institucionet, Kushtetuta dhe ligji uzurpohen nga kriminelëtë, hajdutët dhe politikanët e lidhur me ta.

Në momentin kur qytetarët e bashkuar marrin në dorë fatin e tyre për të zbuar politikanët e korruptuar, ky është një paralajmërim i qartë për qeveritarët e korruptuar se ç’i pret.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Politikë

Protesta e studentëve, fotoja që po bën xhiron e rrjetit

Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit...

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktualitet

Liçaj: Ramës, tepsia po i kthehet në helmetë

Aktori i njohur Neritan Liçaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se në mandatin e dytë të qeverisë nuk kemi parë asnjë vizion të qeverisë. Liçaj: Pse gjithë...

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Aktualitet

Edmond Tupja: Studentët nuk janë më gurë shahu

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!