Presidenti Meta nga vizita në Napoli të Italisë: Miqësi shekullore

Premte, 14 September 2018 16:23

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Napoli të Italisë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë nga Kryetari i Bashkisë, Lugi de Magistris.

Në takimin e përzemërt që pati në ambientet e Bashkisë së Napolit, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes Napolit dhe Shqipërisë, veçanërisht në fushën ekonomike, turizmit dhe të kulturës.

Presidenti nënvizoi gjithashtu lidhjet e forta të miqësisë në shekuj mes Napolit dhe popullit shqiptar, një miqësi që siç u shpreh, daton që nga koha e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Presidenti Meta e ftoi Kryetarin e Bashkisë së Napolit, Luigi de Magistris të zhvillojë një vizitë në Shqipëri, ftesa e cila u mirëprit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!