Vasili: Marku mburojë e Ramës, nuk e hetoi për mashtrimin që bëri me audio-përgjimin

Premte, 14 September 2018 14:05

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur së fundmi se Arta Marku është mburojë e  kryeministrit të paditur dhe këtë akuzë e lidh me deklaratën e Ramës për të vëllain e ministrit. 

Sipas Vasilit, Marku nuk ka bërë asnjë hetim me deklaratën mashtruese të kryeministrit për audio-përgjimin.

“Në zbatim të ligjit PD dhe LSI iu drejtuan Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekspertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.

Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.

Arta Marku s’ka bere asgje deri me sot duke u kthyer ne mburoje per Kryeministrin fajtor.

Kjo nuk eshte drejtesi.”, shprehet Vasili përmes një postimi në “facebook”.

Postimi i plotë:

Arta Marku mburoje e kryeministrit te paditur,kjo eshte zgjyrë dhe jo drejtesi.

Qe ne 11 korrik kryeministri eshte i paditur ne prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem kur ai vete perpara grupit parlzmentar te PS deklaroi publikisht:

“Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një prove kompromentuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo autotenik që synon destabilizimin”.

Në zbatim të ligjit PD dhe LSI iu drejtuan Prokurorisë që të hapë hetim penal ndaj kryeministrit, ndaj Edi Ramës, për pengim të së vërtetës, për fshehje të së vërtetës, duke mos dorëzuar provën në fjalë, ekpertimin që ai ka bërë në një periudhë aq të shkurtër në një nga laboratorët më të mirë të botës.

Duke mos e bërë publike, Kryeministri jo vetëm ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës.

Arta Marku s’ka bere asgje deri me sot duke u kthyer ne mburoje per Kryeministrin fajtor.

Kjo nuk eshte drejtesi.

Kete drejtesi qe vjen ere nuk e beson njeri.

Prandaj kryeprokurorja u zgjodh me 69 vota kundra kushtetutes dhe ligjit per te mbrojtur me cdo mjet e me cdo kusht ata qe e zgjodhen.

Turp.

Fajin e kryeministrit e kupton cdo shqiptar, kryeprokurorja po rendon keqas veten me kete kompromentim te hapur publik ne mbrojtje te kryeministrit.

Sigurisht koha per tu perballur me kete pergjegjesi ka ardhur edhe per kryeprokuroren….

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!