Zgjedhjet po vijnë, Rama dhe Fuga urdhërojnë socialistët: Filloni puthni duar!

Premte, 14 September 2018 12:30

 Redaksionale/

“Nuk e dija që jetonin shqiptarët në këtë gjendje”. Kjo ishte fjala e parë që Rama regjistroi për t’u shpërndarë shqiptarëve kur vizitoi një familje të varfër në një fshat të Shijakut. Video ishte e filmuar me kujdes dhe e montuar në mënyrë të atillë për të treguar dhembshurinë e kryeministrit Rama.

Sot ai e përsëriti të njëjtën skemë propagande edhe në konferencën e fjalimeve me mësues të shkollave në Pallatin e Kongreseve. Sot ai është shprehur para mësuesve, se një mësuese që ka parë sot, sipas tij nuk ka lënë asgjë që Rama të mos fitonte zgjedhjet ku kandidonte si kryetar bashkie për Tiranën.  Por ai ka vijuar më tej duke thënë se ajo ende është në punë dhe qeveria e tij nuk e ka hequr.

Mjafton vetëm një rast për të rrëzuar propagandën e Ramës, 150 mësues u larguan nga puna prej DAR-it Fier kur Rama sapo mori pushtetin. Ngjarje kjo e bërë publike në të gjitha mediat.

Kohët e fundit kemi parë një tjetër qasje të kryeministrit Rama me publikun. Madje ai u ka kërkuar edhe deputetëve dhe ministrave të tij që ta ndjekin në stilin e ri të propozuar nga Endri Fuga.

Kemi parë se si Rama është shfaqur në kanalin e tij në “Facebook” ERTV, por edhe në televizionet kombëtare në misione bamirësie. Ka vizituar disa familje në varfëri ekstreme duke u premtuar rindërtimin e shtëpive.

rama13-1.jpg

Paralelisht me këtë, ai është shfaqur herë me ministren Nikolla e herë vetëm, duke shpërndarë libra për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

41599960_2140788392861117_6065195263125880832_o.jpg
Nuk mbeten më pas, në misionin e shpërndarjes së librave, ministret Nikolla e Manastirliu si dhe ministrat Klosi e Bushati, të cilët gjithashtu janë shfaqur duke shpërndarë tekste tek nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

41637618_547152569074131_4097667274494705664_o.jpg
Klosi ka përuruar edhe shkollën e re në Syzez në Berat dhe ka premtuar të tjera investime, kurse Bushati është mjaftuar me shërndarje librash.

41673225_2138841216403511_7017300649775726592_o.jpg
Vitin tjetër janë zgjedhjet lokale dhe pamje dhembshurie dhe puthje dore do shohim për ditë. Kjo është qasja më e re e urdhëruar nga Endri Fuga.

20160309_175819_09031688-5_aBKJL1A.jpg

 

 

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 12:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...