Deputeti i PD: Rama ideatori, Thaçi masha për ‘shkëmbim territoresh’ të Kosovës

Premte, 10 August 2018 18:06

Ndërkohë që kudo diskutohet se çfarë do të ndodhë me Kosovën pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi për rregullim kufijsh, vjen një reagim i ashpër nga deputeti i PD-së Luçiano Boçi.

Përmes një postimi në  ‘Facebook’, deputeti demokrat hedh akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, që nuk iu është bashkuar reagimeve për këtë debat.

Boçi drejtoi gishtin ndaj kreut të qeverisë, me pretendimin se Rama fshihet pas deklaratës së Thaçit, ndërsa sipas tij presidenti kosovar është vetëm ‘masha’. Teksa përdor disa fjalë në sllavisht nga ‘Provokacija’ tek ‘Uklanjanje breča’, ai ironizon Ramën, ndërsa e cilëson atë si ‘lideri rajonal’. Boçi tha se kjo ishte një tradhti kombëtare, që pas saj fshihej Rama, ndërsa flet për skenarë të copëzimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Nga PROVOKACIJA tek UKLANJANJE BREČA

PROVOKACIA nuk ka nevojë për përkthim, pasi është përdorur rëndom. Ndërsa UKLANJALE BREĆA fjalë për fjalë do të thotë “HEQJA E BREKËVE”. Zgjodha përkthimin literal në mungesë të shprehjes së duhur frazeologjike. Të dy nocionet janë sjellë për të shënuar pikat ekstreme të një rrugëtimi të turpshëm të kryeministrit më të dështuar shqiptar, në çështjen e KOSOVËS e jo vetëm. Sot, megjithë debatin intensiv, “lideri rajonal”- togfjalësh me të cilin e qesëndiste dhe e miklonte njëkohësisht Vuçiç – po hesht.

Po kërkon se e si të qëndrojë larg e të duket duarjashtë. Ndërkohë po hesht dhe sepse nuk mund të flasë për atë çka vetë ka gatuar dhe që kundërmon tradhëti. E në këtë histori Thaçi duket të jetë vetëm masha, mbajtësi i së cilës është ky Ramë. Padyshim përgjegjësi shtetëror është Thaçi, por përgjegjësi kombëtar është Rama. Pa Tiranën ishte e pamundur që Beogradi të kalonte në Prishtinë.

Projekti i sotëm i dorëzimit të Veriut të Kosovës, i kamufluar nën përcaktimin “shkëmbim territori”, nuk është as i ri dhe as i befasishëm. Përgatitja e tij nisi që kur nën një aureolē ndërkombëtare, Rama kaloi portën “e ndaluar” të vizitës në Beograd në nëntor 2014. I bojatisur nga “ustallarë” me një skenar perfid, përtej diplomacisë ai pati si episod PROVOKACIJA-n e famshme, “Kosova e pavarur, është tashmë një realitet”, që po ta lexosh sot të detyron një nënqeshje të fortë ironike. E ç’nuk kemi dëgjuar në atë kohë për këtë “trimëri”.

U përdorën aq elozhe, aq epitete, aq emfazë ligjërimore nëpërmjet zyrës së propagandës, sa nxjerrja e zorrëve ishte me e pakta. Gjithçka u ndërtua për të zhvlerësuar, sado pak, faktin e një realiteti të sanksionuar, autorë të cilit ishin dyshja Bush-Berisha, dhe për të ndërfutur aty realitetin e sotëm Rama-Vuçiç, të copëtimit të Kosovës.

Skenari funksionoi dhe të fituar dolën të dy. Dhe Rama personalisht dhe Vuçiç. Rolet ishin ndarë e përcaktuar. Madje shpërblimin për këtë rol e morën dhe me mbështetje për zgjedhjet e ardhshme. Serbia ju gëzua dhe një përfitimi ekonomik ekzemplar me rrugën Nish-Beograd, pak më vonë. Ndërsa Rama u përcoll me një të kënduar “O Sole mio” i Ballkanit, si përqeshje e sinqertë dhe e gëzuar serbe nga Daçiç.

Dhe vërtet dielli ja kishte ndihur dhe për serbët, përderisa “faktori” i stabilitetit në rajon, “karikatura” e shqiptarëve e veshur shik, kishte pranuar me qef “UKLANJENJA BREČA-n”.

Që shqip-shqip quhet as më shumë e as më pak TRADHËTI KOMBËTARE, për të mbajtur në dorë brekët e pushtetit.

E kjo “heqje brekësh” sot është duke u shpërfaqur nē gjithë dimensionin e saj të nguljes së thikës pas shpinës së kombit.

1 koment

  • Përgjigju Rudi

    Edi Rama dhe Hashim Thaci duhet te ikin nga Politika e Kombit Shqiptar.

    Saturday, 11 August 2018 22:05 komentuar nga Rudi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...