30 vjet nga vdekja e Havzi Nelës/ Basha: Sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare

Premte, 10 August 2018 12:45

Nga Lulzim Basha

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit. 

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.
Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore. 

Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë.

Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar! 

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer

Globi

Në një shtëpi funerali në Detroit zbulohen kufomat e 63 fëmijëve, në kuti dhe frigorifer

Detroit, 22 tetor - Në Detroit të shtetit federal Michigan të SHBA-ve u gjetën mbetjet e trupave të 63 fëmijëve. Kryeshefi i policisë në Detroit, James Craig deklaroi se pjesëtarët e...

Ngjarje tragjike! Adoleshentja e qëllon veten me armë në sy të familjes!

Globi

Ngjarje tragjike! Adoleshentja e qëllon veten me armë në sy të familjes!

Sipas tabolidit People, Brandy Vela u kishte dërguar një mesazh familjes së saj duke u thënë ‘ju dua shumë dhe më falni për gjithçka’. Ta alarmuar nga ky tekst ata kishin...

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Aktualitet

Një tjetër person i afërt i ish- deputetit vihet në pranga

Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli arrestimin e ish-drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko. Mbrëmjen e djeshme përpos Çukos është arrestuar edhe shoferi i tij, Qerim Musha, bën me dije...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!