U konfirmua në detyrë nga KPK, ONM-ja kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj

Premte, 10 August 2018 11:07

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që mbikëqyr procesin e vettingut në Shqipëri, kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) pak ditë më parë, në datën 3 gusht 2018 e konfirmoi në detyrë Malajn edhe pse kishte mjaftueshëm arsye dhe prova për ta shkarkuar.

Konfirmimi në detyrë i Malajt solli dyshime të reja mbi seriozitetin e trupës së KPK-së, pasi gjyqtari nuk e kishte kaluar as vlerësimin e pasurisë dhe as atë të sjelljes.

Sipas njoftimit të Komisionerëve Publikë, ONM-ja rekomandon animimin e konfirmimin në detyrë të Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Njoftimi i Komisionerëve Publikë:

Në datë 3.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Sot, më datë 10.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Lifestyle

Dy shenjat që tregojnë se lidhja ka potencial afatgjatë

Nëse lidhja juaj e re i prekë të këto shenja nga pak, atëherë është e arsyeshme të mendoni se mund të keni një lidhje të shëndetshme dhe të gjatë. Sidoqoftë, nëse...

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Lifestyle

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në...

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Sport

Foto/ Griezman tallet rëndë me Ramos-in, mbrojtësi i Realit ‘kurorëzon’ mbret francezin

Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2. Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma...