"Tirana po shndërrohet në “lavatriçe” të pastrimit të parave të dyshes Rama-Veliaj"

E Enjte, 12 July 2018 21:36

Për zëdhënësen e Partisë Demokratike Ina Zhupa, Tirana është shndërruar në një “lavatriçe të pastrimit të parave”.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, zëdhënësja e PD-së Zhupa thotë se pjesë e kësaj skeme të pastrimit të parave është edhe projekti për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, bashkë me 6 kulla.

Sipas saj, dyshja Rama-Veliaj po pastrojnë paratë e përfituar në rrugë kriminale siç është trafiku i drogës. Për Zhupën, kjo vihet re tek fakti se nga viti në vit nuk ka asnjë rritje të marrjes së kredive nga bizneset, dhe se as këto biznese nuk reflektojnë rritje të të ardhurave të tyre, që të mund më pas t’i investojnë në ndërtime në Tiranë.

Kjo, thekson Zhupa, ngre hije të forta dyshimi se nga po vijnë gjithë këto para që po investohen në projekte e kulla në qendër të kryeqytetit.

Zëdhënësja e PD-së thotë se projektet e Veliajt dhe Ramës, jo vetëm po përdoren për të pastruar paratë, por shton se edhe Tirana po humbet identitetin e saj me shembjen e një sërë ndërtesash, siç është rasti i Teatrit Kombëtar.

Sa i përket situatës brenda PD-së, Zhupa nënvizon se që nga humbja e zgjedhjeve në qershorin e 2017, tashmë situata brenda selisë blu ka ndryshuar duke mësuar nga gabimet që i shkaktuan rezultatin e vitit të kaluar./gsh

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Bota Shqiptare

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një deklaratë pas votimit të ligjeve që i paraprijnë shndërrimit të FSK-së në ushtri. Deklarata e plotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë...

Tension te protesta, studentët nuk pranojnë ushtarin e Veliajt, ja si e përzunë

Politikë

Tension te protesta, studentët nuk pranojnë ushtarin e Veliajt, ja si e përzunë

Ka pasur momente tensioni në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Disa prej të rinjve kanë dashur që të largojnë prej aty studentin dhe aktivistin e Lëvizjes për Universitetin...

VIDEO/ Korçë, studentët braktisin takimin më rektorin: Është si Rama

Politikë

VIDEO/ Korçë, studentët braktisin takimin më rektorin: Është si Rama

Protesta e studentëve në të gjithë Shqipërinë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë Studentët e Universitetit të Korçës kanë braktisur një mbledhje të Senatit. Nervozimi erdhi pas fjalimit të...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!