Teatri/ Sherri Majko-Rama, flet Ndoka: Ministri iku si një qen i tredhur me bisht ndër shalë

E Enjte, 12 July 2018 20:05

Deputeti i PD-së, Nard Ndoka ka komentuar debatin e Ministrit të Diasporës, Pandeli Majko me kryeministrin Edi Rama gjatë seancës parlamentare në lidhje me miratimin e projektligjit që i hap rrugë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një ndërtese të re me 6 kulla nga kompania ‘Fusha sh.p.k.”

Në studion e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço, Nard Ndoka e ka krahasuar Majkon me një qen të tredhur.

“Iku si një qen i tredhur me bisht ndër shalë. U largua nga Kuvendi i Shqipërisë, pa dhënë një deklaratë për arsyen e ikjes. Në fund të fundit ai është ministër, është politikan është ish-kryeministër. Mund të jepte një prononcim”, deklaroi Ndoka.

Sipas tij largimi nga Kuvendi nuk ishte gjë tjetër për Majkon, veçse një vetëvrasje politike. “Ai ka bërë vetëvrasje, do ishte më mirë që ai ta votonte njësoj si shokët se sa u përpoq të merrte rolin e protagonistit dhe përfundoi në një çalaman që nuk ka guximin nuk ka kurajo jo vetëm që të votojë kundër. Por nuk ka guximin të thotë dhe një fjalë publike”.

ndoka

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ ‘West Side Family’ rikthehet fuqishëm, kush e zëvendëson Dr.Florin

Kulturë

FOTO/ ‘West Side Family’ rikthehet fuqishëm, kush e zëvendëson Dr.Florin

Grupi shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, ‘West Side Family’ pritet të ketë një rikthim të fuqishëm. Pjesë e tyre është bërë edhe vëllai i të ndjerit Dr. Flori...

Qëlloi me armë në Elbasan, ja kush është

Aktualitet

Qëlloi me armë në Elbasan, ja kush është

Pas ngjarjes së ndodhur pak orë më parë në qytetin e Elbasanit policia njofton se ka identifikuar autorin që qëlloi. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me...

Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër, një person humb jetën

Aktualitet

Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër, një person humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Në përplasjen e fortë që pati mes një makine dhe një...