Raporti i Antimafias, Rama e mbyti me drogë Italinë në 2017-ën

E Enjte, 12 July 2018 12:25

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar ditën e sotme nga selia blu, lidhur me raportin e publikuar nga Antidroga italiane, për sasinë e drogës që ka kaluar nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera të BE-së.

Strazimiri, në deklaratën për mediat, është shprehur se në raport thuhet se  Shqipëria është e para në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

 Deklaratë e deputetit Gent Strazimiri

 Raporti i antidrogës italiane për vitin 2017 provoi zyrtarisht se Edi Rama ka mashtruar shqiptarët, Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur shpalli vitin e kaluar se qeveria e tij e ka hequr Shqipërinë nga harta e kultivimit të kanabisit. 

 Konkluzioni i antidrogës italiane se “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës me destinacion tregjet italiane dhe evropiane”, si dhe konkluzioni se “trendi i dyfishinit të konfiskimeve vjen nga droga e kutivuar në Shqipëri”, tregon se mbështetja politike për organizatat kriminale të kultivitimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është rritur para dhe pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. 

 Raportin e antidrogës italiane, që konfirmon se grupet kriminale shqiptare kanë dalë në pah edhe për trafikun e kokainës, nuk e ka shkruar Partia Demokratike, por raporti konfirmon të vërtetën që Partia Demokratike po u thotë shqiptarëve prej më shumë se 10 muajsh : se nga kanabisi është kaluar tek kokaina dhe se qeveria e Edi Ramës është garant për paprekshmërinë e bosëve të drogës në Shqipëri!  Duke përdorur brutalitetin dhe paranë e tyre pistë të drogës, Rama mban pushtetin, pasurohet dhe pastron në ekonomi paratë e drogës.  

 3.4 milionë euro me Toyota Yaris nuk janë rastësi. 

 618 kg kokainë apo 180 milionë euro në Portin e Durrësit nuk janë rastësi. 

 Moskapja e bosëve të drogës në të dy rastet nuk është rastësi. 

 Prandaj nuk është rastësi mashtrimi i Ramës për shpalljen e fitores së luftës kundër kanabisit dhe heqjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit. 

 E vërteta është se Edi Rama e ka hequr Shqipërinë nga harta e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian. 

 Nëse do të kishte vullnet politik, Edi Rama duhet të arrinte të paktën rezultatet e qeverisjes së Partisë Demokratike në luftën kundër trafikimit të drogës, që siç thuhet në raportin e antidrogës italiane kapën vlerën më të ulët te tyre në vitin 2011. 

 Kultivimi dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave të pista nga organizatat kriminale me mbështetje qeveritare janë dy nga arsyet kryesore pse Shqipërisë nuk iu hapën negociatat! 

 Dhe as kanë për të na u hapur në 2019-ën, sepse Edi Rama është përfituesi kryesor i parave nga kultiivimi dhe trafikimi i drogës, është forca e krimit, që bën prej 5 vjetësh ligjin në Shqipëri!

 Mediat kryesore europiane tani po e shprehin hapur se “paratë e drogës janë bërë para të politikës në Shqipëri”.

Shqiptarët, por dhe Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë më asnjë dyshim se kjo qeveri e ka lidhur fatin e saj me krimin dhe drogën, duke tradhëtuar interesat e vendit. Tani është koha  ta largojmë, për t’i hapur Shqipërisë rrugën europiane.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

TAP do ndërtohet/ Mattarella i vendos veto planit të ministrit të Mjedisit

Aktualitet

TAP do ndërtohet/ Mattarella i vendos veto planit të ministrit të Mjedisit

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella i ka dhënë mbështetje të plotë ndërtimit të gazsjellësit TAP, në një kohë kur ministri i Mjedisit në qeverinë e re, Sergio Costa ka paralajmëruar...

“Lojtar me shumë personalitet”, De Biasi ka disa fjalë për mesfushorin kuqezi

Sport

“Lojtar me shumë personalitet”, De Biasi ka disa fjalë për mesfushorin kuqezi

Ka arritur të transferohet tek Aris Thessaloniki një prej mesfushorëve më të mirë të kombëtares shqiptare, Migjen Basha. Lidhur me këtë transferim ka folur edhe ish-trajneri Gianni de Bias, i...

Porsche-t më të mira të historisë, “marshim” në Goodwood (Foto)

Globi

Porsche-t më të mira të historisë, “marshim” në Goodwood (Foto)

Edicioni i vitit 2018 i Festivalit të Shpejtësisë në Goodwood i ka bërë një dedikim special makinës Porsche, në 70-vjetorin e markës. Në këtë festival shumë të famshëm britanik, marka nga...