'Jorgo Zografi i dytë me Ditziun do copëtojnë territorin shqiptar, ti flakim nga pushteti tradhtarët!'

E mërkurë, 11 July 2018 19:22

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratën që ka dhënë dje në Londër komisioneri Johannes Hahn, për ristrukturim kufijsh midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Berisha thotë se kjo deklaratë e një personaliteti të lartë politik të Brukselit dëshmon se ministri i jashtëm grek Niko Kotzias( njësoj si Jorgo Zografi ministër i punëve të jashtme dhe president i republikës autonome të vetëshpallur të Epirit të Veriut (1914), e vetëshpallur nga grekofonët në Shqipërinë e Jugut. Kjo republikë autonome u vetëshpall pa marrë parasysh mendimin e shqiptarëve etnike që banonin në Shqipërinë e Jugut.), bashkë me homologun shqiptar Ditmir Bushatin kanë vendosur copëtimin e ri të Shqipërisë.

Ish lideri i PD-së u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe të flakin me urgjencë nga pushteti tradhtarët e kombit.

Statusi i plotë:

 

Sali Berisha

2 mins · 

Komisioneri Hahn heq petet e lakrorit te tradhetise kombetare te Jorgo Zografit te dyte!

Ne Çhatham House ai flet per ristrukturim kufijsh midis Shqiperise dhe Greqise!

Te dashur miq, Komisioneri Hahn duke folur dje ne Londer ne Konferencen “Pertej Berlinit” organizuar ne Instituti Mbreteror i Marredhenieve Nderkombetare, “Chatham House”, nder te tjera ka deklaruar: “Gjithashtu po të ketë marrëveshje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sepse aty kemi, le të themi, një ristrukturim kufijsh, që është një gjë shumë e rëndësishme dhe kruciale për qytetarët. Rrjedhimisht, na nevojitet një lidership, por gjithashtu na duhet një lidership që ta kuptojë se nevojiten ndryshime në shoqëri. Duhet ndryshimi i mentalitetit, që të ketë një progres real në rrugën drejt Europës”.

Pra edhe nje burim tjeter krejt i pavarur informon se negociatat e Jorgo Zografit te dyte me patronet e tij te rinj, qe e mbajne peng me dosjen Balili, jane per ristrukturime, pra ndryshime te kufijve ekzistues çka verteton edhe njehere deklaraten e ministrit te mbrojtjes te Republikes Helenike, Kamenos, se me marreveshjen e re me Shqiperine do te zmadhohet atdheu yne i dashur, Greqia!

Te dashur miq, kjo deklarate e nje personaliteti te larte politik te Brukselit deshmon edhe nje here se Jorgo Zografi i dyte me Ditziun e tij kane vendosur coptimin e ri, i dyti qe nga viti 2013 te trojeve shqiptare, per te ruajtur me çdo çmim karrigen dhe pushtetin e tyre te bazuar ne nje akt tradhetie te larte kombetare te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar.

Sot me shume se kurre une u bej thirrje shqiptarve te ngrihemi dhe te flakim me urgjence nga pushteti Jorgo Zografin e dyte dhe kliken e tij tradhetare! sb

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj   

Aktualitet

Humbi jetën duke shpëtuar të fejuarën, ish-kryeministri mesazh për familjen e Ervid Palaj  

I riu Ervid Palaj humbi jetën mesditën e sotme në Vilun, pasi shpëtoi të fejuarën e tij dhe motrën nga mbytja. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga të gjitha anët.  Gjesti...

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Globi

Turqi, 2 mijë notarë në garë në Bosfor

Në Turqi, më tepër se dy mijë njerëz zhvilluan sot gara noti nga Azia për në Europë, si pjesë e garës së përvitshme Ndërkontinentale të Bosforit. Notarët përshkruan ngushticën që lidh...

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Politikë

Shehu: Bushati bëri rolin e strucit

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat që bëri sot Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Shehu thotë se...