Gafa e Ballës/ Miratoi Reformën në Drejtësi, por s’di ku bëhet kallëzimi

Tuesday, 10 July 2018 20:19

Taulant Balla kallëzoi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Prokurorinë e Krimeve të Renda për deklaratat  në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”. Dhe menjëherë pas kallëzimit lajmëroi se Basha do të thirret të japë shpjegime nga kjo prokurori. Por, Taulanti edhe pse është një ndër votuesit e “Reformës Rama” në Drejtësi nuk e di se akuza e “shpifjes” për deputetët e Parlamentit nuk gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Renda, por në nmjë Gjykatë të zakonshme rrethi.

Kështu e ka argumentuar edhe kryedemokrati në kërkesën për të shpallur mos kompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla. Në argumentet drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, Basha shpreh fillimisht vlerësimin për shpejtësinë me të cilën Gjykata ka proceduar me trajtimin e kësaj kërkese, teksa shton se “dëshiroj të besoj dhe uroj që kjo shpejtësi maksimale në trajtimin e kësaj kërkese për gjykim, është një standard që Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e aplikon në çdo çështje penale që paraqitet aty, përfshirë çështjet penale për vepra të rënda penale si trafikimi i lëndëve narkotike, trafikimi i qenieve njerëzore, pjesëmarrja në grupe të strukturara kriminale apo organizata kriminale, korrupsion, etj. Referuar dispozitës tranzitore të përfshirë në Kodin e Procedurës Penale, si dhe Vendimit Njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, deri në momentin e krijimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shqyrtimi i kërkesës për gjykim ndaj një deputeti, për veprën penale “Shpifje”, është në kompetencën lëndore të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe apeleve me juridiksion të përgjithshëm penal” shprehet Basha.

Në rastin konkret, kompetenca lëndore për gjykimin e kësaj kërkese i përket Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Si rregull, në kushtet kur viktima akuzues Taulant Balla, është deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe ka votuar, pas shqyrtimit, ndryshimet që i janë bërë Kodit të Procedurës Penale, ai prezumohet se ka dijeni të plotë që shqyrtimi i kërkesës që ka paraqitur nuk është në kompetencën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, sipas legjislacionit procedural në fuqi. Mirëpo, ne duam të besojmë se paraqitja e saj në një gjykatë jo kompetente ka ndodhur si pasojë e një lajthitje juridike momentale dhe mungesës së vëmendjes e kujdesit të duhur nga ana e viktimës akuzues” shkruan Basha në kërkesën dërguar Gjykatës.

Edhe vetë gjykata i dha të drejtë sot kryedemokratit Basha, duke nxjerrë njëkohësisht edhe injorancën juridike të një ligjvënësi që i ka votuar vetë ndryshimet Kushtetuese.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Dalin pamjet: Kur qyteti i Parajsës kthehet në ferr (VIDEO)

Globi

Dalin pamjet: Kur qyteti i Parajsës kthehet në ferr (VIDEO)

Kalifornia po përjeton ditë tmerri pas zjarreve të pamëshirshme që kanë prekur këtë shtet ditëve të fundit, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet  së bashku me të zhdukurit. Qyteti...

Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri masiv të ish-të dënuarve politik

Aktualitet

Gjirokastër, zbulohen gjurmët e një varri masiv të ish-të dënuarve politik

Shoqata e ish - të dënuarve politike dyshon se gjurmët e një varri masiv janë zbuluar në Gjirokastër. Bëhet fjalë për ekzistencën e një varri masiv në këmbët e kështjellës së...

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Sport

Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, futbolli është tronditur sot nga një tjetër tragjedi. 19-vjeçari, Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze. Ditën e djeshme, përmes një komunikate...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!