Z.Rama, keni bërë hapa të jashtëzakonshme për mos-hapjen e negociatave

Tuesday, 10 July 2018 19:48

Nga Londra, kryeministri Edi Rama deklaron se ai dhe qeveria e tij kanë bërë hapa të jashtëzakonshme për hapjen e negociatave. Një deklaratë që ka bërë të qeshin shumë nga zyrtarët e lartë të shteteve pjesëmarrëse në Londër ku po zhvillohet takimi në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.

Nënqeshja e zyrtarëve evropianë vjen për shkak të delirit të kryeministrit shqiptar. Ishte vetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së i cili caktoi 13 kushte për çeljen e negociatave. Kushte këto të caktuara si shkak i mangësisë së punës së qeverisë në reformat e kërkuara.

Qeverisë i mungonin rezultatet në:

1- Luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet

2-Lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht

3- Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e drogave

4-Përparimin e mëtejshëm të procesit të vettingut të gjykatësve dhe prokurorëve

5- Përfundimin e dosjeve prioritare

6- Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën

7-Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara SPAK

8-Në ngritjen e  Byrosë Kombëtare të Hetimit

9- Reformimin e Gjyqësorit

10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë nivelet e larta

11- Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor

12-Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet

13-Reduktimin e numrit të azilkërkuesve

Këto janë hapat galoponte të qeverisë për mos-hapjen e negociatave. Nëse do të ishin realizuar këto, Rama nuk do të përqeshej në takimet me zyrtarët e lartë evropianë./ Redaksionale

Modifikuar më Tuesday, 10 July 2018 19:59

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

FOTO/ ‘West Side Family’ rikthehet fuqishëm, kush e zëvendëson Dr.Florin

Kulturë

FOTO/ ‘West Side Family’ rikthehet fuqishëm, kush e zëvendëson Dr.Florin

Grupi shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, ‘West Side Family’ pritet të ketë një rikthim të fuqishëm. Pjesë e tyre është bërë edhe vëllai i të ndjerit Dr. Flori...

Qëlloi me armë në Elbasan, ja kush është

Aktualitet

Qëlloi me armë në Elbasan, ja kush është

Pas ngjarjes së ndodhur pak orë më parë në qytetin e Elbasanit policia njofton se ka identifikuar autorin që qëlloi. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me...

Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër, një person humb jetën

Aktualitet

Një tjetër ngjarje e rëndë në Shkodër, një person humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë ka humbur jetën një person. Në përplasjen e fortë që pati mes një makine dhe një...