Debati për teatrin, Kadiu: Qeveria po legjitimon vjedhjen e pronës publike

E mërkurë, 04 July 2018 10:35

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka ngritur shqetësimin për debatin që po bëhet në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, duke deklaruar se problemi më i madh është vjedhja e pronës publike nga qeveria.

Përmes një statusi të postuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu denoncon procedurat e ndjekura nga qeveria për prishjen e godinës së teatrit, teksa shpreh edhe keqardhjen për prishjen e veprave me vlera historike ndër vite, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Statusi i plotë i Kadiut

Qeveria Rama po vjedh ditën për diell, në sy të të gjithëve pronën publike. Pikërisht ky është thelbi i të gjithë debatit për Teatrin Kombëtar. Më shumë se sa shembja e një godine, është tjetërsimi i pronës publike me vendim qeverie. Pra shteti legjitimon vjedhjen. E gjithë procedura e parashikuar nga qeveria për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu plus 6 kulla, vërteton se kjo qeveri po vjedh hapur pronën e shqiptarëve dhe në këtë rast opozita dhe të gjithë ne si popull duhet të reagojmë me forcë për të mos e lejuar një tjetër grabitje.

Dua shumë të përshëndes dhe falënderoj artistët dhe intelektualët që po tregojnë përgjegjshmëri qytetare duke mos e lejuar një grabitje të tillë.

Por gjithashtu dua të shpreh edhe keqardhjen e thellë se gjatë gjithë këtyre viteve në qytetin tim të lashtë, Durrësin, Vangjush Dako ka shembur dhe shkatërruar ndërtesa e vepra shekullore me vlera të jashtëzakonshme historike dhe askush nga artistët apo intelektualët e këtij vendi nuk kanë reaguar.

Gjithsesi shpresoj me gjithë zemër se shqiptarët këtë herë do të dinë të dëgjojnë argumentat e opozitës dhe nuk do të pranojnë që kjo qeveri t’u vjedhë një tjetër pronë publike në mes të Tiranës, por t’i japë qytetarëve një Teatër të ri dinjitoz duke mos tjetërsuar truallin në kulla shumëkatëshe që ia morën frymën Tiranës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton përjashtime për invalidët në Kukës

Aktualitet

Taksa në Rrugën e Kombit, qeveria nuk përcakton përjashtime për invalidët në Kukës

Paketa lehtësuese për lëvizjen në Rrugën e Kombit e bërë publike nga Qeveria më 22 qershor nuk parashikon asgjë në lidhje me invalidët. Neni 16 i statusit të Invalidit, e përjashton...

Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, ja kur do ulen temperaturat

Aktualitet

Mbërrin i nxehti afrikan në Shqipëri, ja kur do ulen temperaturat

Shqipëria do të përfshihet nga vala e të nxehtit. Sipas METEOALB, kjo fundjavë pritet të jetë përvëluese. Shqipëria do mbetet në periferi të valës së të nxehtit Afrikan, e cila gjatë...

Ku shkojnë mineralet shqiptare?

Aktualitet

Ku shkojnë mineralet shqiptare?

Gjatë vitit 2018 eksportet drejt Spanjës nga Shqipëria kanë pësuar një dyfishim të vlerave për gjashtëmujorin e parë. Po ta krahasojmë me periudhën Janar-Qershor të vitit të kaluar duket qartë se...