Nderimi i Mazrekajt, Metaliaj: Shqiptarët ta refuzojnë këtë akt kriminal

Hënë, 18 June 2018 18:11

Deputetja e PD-së në qarkun e Lezhës ka reaguar pas nderimit të personit që plagosi në parlament deputetin Azem Hajdari,  Gafurr Mazrekut si “qytetar nderi”.

Përmes një postimi në “facebook”, deputetja demokrate shprehet e shqetësuar për faktin se në vendin tonë po ushqehet “Kulti i Kriminelit”.

Me tej në shkrimin e saj Metaliaj i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbvrojtjen e vlerave morale e njerëzore.

“Partitë i kemi te ndara por Shqipërinë duhet ta kemi të bashkuar, sepse jemi shqiptarë. Dhe bashkimin e garantojnë vetëm shembujt pozitivë, vlerat morale dhe njerezore te cilat  janë frymëzim për të ardhmen.” shkruan deputetja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Skandali i radhës i Rilindjes Edviniane.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë Has,te urdheruar nga narko-diktatori Rama, kanë shpallur "Qytetar Nderi" Gafurr Mazrekun, ATENTATORIN e dënuar me 12 vite burg i cili  me 18 shtator 1997, përgjaku Kuvendin e Shqipërisë duke qëlluar mbi Tribunin e Demokracise, Azem Hajdarin.

Jam e shqetësuar pse në vendin tonë po ushqehet "Kulti i Kriminelit".

Çfarë lajmi i jepet shoqërisë shqiptare e çfarë shembulli iu jepet brezave kur një institucion si Bashkia nderon si "Qytetar Nderi" dikë i cili nuk njihet për asgjë tjetër përveç një atentati dhe një vendimi ku dënohet me 12 vite burg?

Çfarë mesazhi është ky për bashkëjetesën politike kur njëra parti shpall qytetar nderi njeriun që tentoi të vrasë në parlament deputetin e partisë kundërshtare?

I bëj thirrje miqësore dhe dashamirëse të gjithë qytetareve, edhe atyre të cilët për një arsye apo një tjetër kanë votuar Partinë Socialiste; ta përçmojmë së bashku ketë akt te shemtuar, provokues dhe fyes per demokracine dhe Partine Demokratike.

Partitë i kemi te ndara por Shqipërinë duhet ta kemi të bashkuar, sepse jemi shqiptarë. Dhe bashkimin e garantojnë vetëm shembujt pozitivë, vlerat morale dhe njerezore te cilat  janë frymëzim për të ardhmen. Gafur Mazreku nuk është shembull as moral, as vlere, as bashkues e as frymëzues.

Ndaj ky akt i rilindjes duhet të përballet me refuzimin nga shqiptaret e ndershëm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Aktualitet

Çfarë është Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme ose INF?

Presidenti Donald Trump është zotuar të tërhiqet nga një marrëveshje e rëndësishme e armëve nga periudha e Luftës së Ftohtë me Rusinë, duke akuzuar Moskën për shkelje të saj. Ja...

Takim Bolton-Putin për traktatin e raketave bërthamore

Globi

Takim Bolton-Putin për traktatin e raketave bërthamore

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton takohet të martën në Moskë me presidentin Vladimir Putin për të shpjeguar se pse Presidenti Donald Trump do të nxjerrë Shtetet e Bashkuara...

Erdogan: Kashoggi, viktimë e një vrasjeje me paramendim

Aktualitet

Erdogan: Kashoggi, viktimë e një vrasjeje me paramendim

Presidenti turk Recep Taip Erdogan tha të martën se vrasja e gazetarit saudit Jamal Kgashogi ishte akt i paramenduar dhe se personat përgjegjës, përfshirë ata që dhanë urdhër për vrasjen...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!