Meta flet për Ramën, teatrin, negociatat, ISIS-in dhe marrëveshjen e detit

E Enjte, 14 June 2018 17:00

Presidenti i vendit Ilir Meta sqaroi sot takimin e djeshëm me kryeministrin e vendit Edi Rama, të cilin e priti në zyrën e tij. Meta tha se dy ishin çështjet kryesore për të cilat biseduan, ajo e hapjes së negociatave si çështjet e mbetura pezull me Greqinë.

Prononcimi i plotë i Presidentit të Republikës

Është mbyllur marrëveshja me Greqinë, keni takuar dje kryeministrin?

Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normale, ku janë diskutuar çështje të ndryshme si dhe lidhur me rendësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë që një vendim pozitiv të  merret.

Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi institucioni i Presidencës pret informacione më të plota.

A mund të merret një vendim për detin ndërkohë që skemi Gjykatë Kushtetuese?

Në radhë të parë shpreh vlerësime për konfirmimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, dua të nënvizoj rendësinë e përfundimit të shpejtë të anëtarëve të Gjykatës Kushteteuese pasi është e domosdoshme që të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit.

Dua të përsëris  kërkesën që Këshilli i emërimeve në Drejtësi të funksionojë sa më shpejt për të analizuar kandidaturat e propozuara si nga Presidenca ashtu edhe Kuvendi.

A do të vijojë presidenti me “vijën e kuqe” të Gjykatës edhe pasi të kemi marrëveshjen?

Dua ta shikoj si një cështje shumë të rendësishme. Të gjitha vendimet e institucionit të Presidentit do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe përgjegjësitë. Ashtu sikurse edhe të gjitha institucionet kanë përgjegjësi.

Thatë që donit më shumë informacion, a ua shpjegoi Rama në detaje?

Së pari Rama nuk erdhi për të më informuar me të gjitha detajet pasi ai nuk është pjesë kryesore e negociatave. Çështja e komunikimit ka qenë me ministrinë e jashtme pasi ajo ka qenë koordinatorja.

A jeni dakord për ngritjen e kampeve të ushtarëve të ISIS?

Nuk e kemi diskutuar këtë cështje, mendoj se çdo vendim duhet të merret me dialog të qeverisë dhe parlamentit apo të gjitha institucionet.

Në autorizimin tuaj kishit 21 pika që ia keni dhënë grupit negociator, a janë zbatuar ato?

Ne  jemi jo vetëm në një bashkëpunim apo dialog të vazhdueshëm por edhe në një mardhënie korrekte.

Do të ndërhyjë Prsidenti për shembjen e Teatrit?

Qendrimi im si President ka qenë shumë i qartë edhe më parë. Jam i bindur që dialogu është i rendësishëm.

Ju keni folur edhe për negociatat. Mendoni se Shqipëria ka bërë detyrat?

Mendoj se në cilin do rast çelja e negociatave e ndihmon Shqipërinë të bëjë hapa përpara në të gjitha çështjet kyçe si lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar etj. Mendoj se çelja e negociatave ashtu si edhe opozita e ka thënë në mënyrë të qartë se çelja do ta ndihmojë Shqipërinë të avancojë edhe në këto çështje.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 18:26

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Aktualitet

Fushë-Krujë, fëmijët e komunitetit rom nuk shkojnë në shkollë

Komuniteti rom në Fushë-Krujë është një komunitet i madh që arrin afro 1300 banorë. Banorët e këtij komuniteti thonë se shumica absolute e fëmijëve të tyre nuk shkojnë fare në...

Maqedoni: Deputetët evropianë Kukan dhe Fleckenstein, thirrje për dalje në referendum

Globi

Maqedoni: Deputetët evropianë Kukan dhe Fleckenstein, thirrje për dalje në referendum

Deputetët e Parlamentit Evropian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët qëndruan në Shkup në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit, thanë se dëshirojnë të...

Socialistët e Gjirokastrës, sherr me njëri-tjetrin

Politikë

Socialistët e Gjirokastrës, sherr me njëri-tjetrin

Socialistët e Gjirokastrës grinden mes tyre për kuotat e partisë . Gruaja e drejtorit të Autoritetit Rajonal të Rrugëve Gjirokastër, ka denoncuar në Policinë e Gjirokastrës, taksidarin e PS i...