Ekskluzive/ Kërpaçi: Në protestat opozitare, pjesmarrës edhe të rinj të FRESSH

E mërkurë, 13 June 2018 20:15

Në protestën e të rinjve të FRPD  dhe të LRI-së, të cilët prej ditësh kërkojnë largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeministrit Edi Rama kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj dhe të reja të tjerë , anëtarë të Forumit Rinor Euro-Socialist Shqiptar. Këtë e ka thënë ekskluzivisht për 55neës.al deputetja e LSI-së njëkohësisht kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi. Ajo tha se protestat do të vijojnë derisa kauza e të rinjve të vihet në vend. “Protestat do të vijojnë. Problemet e të rinjve nuk kanë përfunduar. Mbas këtij aksioni kaq të madh protestash nuk i kemi kushtet më të mira. Ne do ta vazhdojmë aksionin tonë rinor, për kauzën e të rinjve. Për të rikthyer në Shqipëri sistemin e vlerave. Jemi këtu për gjë Shqipëri që ofron shanse të barabarta për të rinjtë. Sot në Shqipëri të rinjtë nuk ndihen të sigurt. Për kaq kohë sa kemi njëmijë e një probleme do të vazhdojmë protestat. Përsa i përket pyetjes tuaj, sigurisht kanë qenë sot, por edhe në ditët e tjera edhe aktivistë të forumit Rinor Socialist” tha Kërpaçi.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 20:29

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Aktualitet

Babai i Ibrahim Bashës: Djalin ma vranë me snajper, shteti hesht!

Në një video, pak muaj përpara se të ndahej nga jeta, Ibrahim Basha shihet duke bërë stërvitje. Ai kishte marrë pjesë në disa misione në Afganistan me trupat ushatarake, ishte...

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Aktualitet

Ndalet koha në kopshtin e Prrenjasit, kushtet si para vitit 1990

Kamera e emisionit BOOM ka shkuar në qytetin e vogël të Prrenjasit, për të parë kushtet e kopshtit publik të këtij qyteti. Aty duket sikur koha ka ndaluar, pasi kushtet janë...

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Lifestyle

Kate Middleton tregon vështirësitë e të qenurit nënë

Kate Middleton ka treguar së fundmi vështirësitë e të qenurit nënë. Dukesha është nënë e tre fëmijëve dhe ka ndarë me të gjithë, sfidat e të qenurit prind. “Është shumë e...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!