Kërkesa për prokurorinë/ Boçi: Nikolla e ktheu maturën në mall online, trafikoi testet për...

E mërkurë, 13 June 2018 18:18

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla i ka bërë kërkesë prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj deputetit të PD-së Luçiano Boçi, pasi ky i fundit denoncoi sot se testi i matematikës për maturantët kishte dalë para disa ditësh dhe jo disa çaste para provimit siç pretendonte ministria në fjalë.

Në mënyrë të menjëhershme pas kësaj kërkese ka reaguar Boçi, i cili përmes një postimi në “facebook” ka theksuar se detyra kryesore e çdo ligjvënësi është të denoncojë shkeljen e ligjit dhe skandalet. Ndërsa për sa i përket bërjes publike të testit të matematikës deputeti demokrat tha se ajo që duhet hetuar në këtë rast duhet të jetë ministra Lindita Nikolla.

Postimi i plotë:

Ministrja e vënë prej kohësh nën akuzë për grabitjen e të dhënave personale të nxënësve dhe të prindërve për qëllime të ngushta politike, thërret sot në ndihmë prokurorinë për interesa personale.

Në detyrën si ligjvënës ne mbrojmë interesin publik dhe qytetar dhe interesi i fëmijëve tanë është interesi më i lartë.

Në emër të tij ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë publikisht çdo rast abuzimi, shkelje të ligjit dhe shpërfillje ndaj mundit, sakrificës dhe djersës së tyre.

Ministrja e di mirë se është ajo vetë përgjegjësja kryesore si titullare e institucionit, e daljes dhe qarkullimit të testeve të maturës shtetërore.

Ministrja mban përgjegjësi të plotë ligjore që testi u fotografua në sallë dhe u shpërnda nëpërmjet telefonit, te ndaluar sipas ligjit.

Ministrja e di mirë se ësht? ajo përgjegjësja që ka degraduar Maturën në mall online dhe ka shkelur me këmbë punën disa vjeçare të nxënësve e prindërve.

Është ajo që trafikon testet e maturantëve për të mbuluar shkatërrimin që ka mbjellë në arsim.

Është ajo që e ka shndërruar arsimin në një magazinë pa inventar nxënësish, ku nuk fiton më i miri, më i përgaturi, por më i shkathti e i shpejti.

Është ajo dhe Rama i saj që tallen çdo ditë me maturantët, rininë e prindërit e tyre, me të ardhmen e shpresën e tyre.

Përgjegjësit ligjorë dhe moralë të kësaj katrahure janë Rama dhe Nikolla.

Më mirë të kishe heshtur zonja Ministre!

Dita e gjykimit po afron....!

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 19:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Aktualitet

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Një kontrabandist i dyshuar që dërgonte shqiptarë në Britani, është arrestuar nga policia vendase sot pas një operacioni të beftë në shtëpinë e tij. Babai i dy fëmijëve, Alket Dauti, 31...

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Aktualitet

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore në Kosmac, Vau Dejës.   “Shkaterrimi i prodhimeve bujqesore nga kontrabanda qeveritare!”, shkruan ai bashkëngjitur videos të dërguar nga fermeri dixhital. Statusi i plotë: Sali...

Dashamir Shehi: Rama diktator, duhet të ishte në burg

Politikë

Dashamir Shehi: Rama diktator, duhet të ishte në burg

Shqetësimit se Shqipëria mund të hapë dyert për të pritur refugjatet, i është bashkuar edhe deputeti Dashamir Shehi. I ftuar ne emisionin “Politika Online”, Shehi thotë se këto janë llogaritjet...