Perëndimi i thotë diktator, Rama : Unë e admiroj Erdoganin

E mërkurë, 13 June 2018 16:52

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për admirimin që ka për presidentin turk Erdogan dhe punën e tij.

Në një intervistë ekskluzive për median turke Anadolu Agency, ndër të tjera, Rama tha se e ka admiruar gjithnjë Erdoganin dhe se ka një marrëdhënie të veçantë me të.

Pyetur për ndërtimin e kampit për azilkërkuesit e dënuar nga BE-ja, Rama mohoi të ketë një kërkesë zyrtare.

Për marrëdhënien me Presidentin Erdogan

E kam admiruar për së largu punën e tij (Erdoganit)  të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo'”.

Të godasësh fenë islame dhe të mbash qëndrime islamofobe do të thotë në fakt të godasësh një rrënjë të rëndësishme të pemës së shqiptarisë dhe të vetë burimit, burimit të ekzistencës së kombit tonë.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 17:00

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Sport

Chelsea dhe Arsenali në garë për yllin e Barcelonës

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona në janar dhe dyshja e Premier Ligës, Arsenal dhe Chelsea janë në pozitën më të mirë për të nënshkruar me të Vendimi për lojtarin...

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Shëndeti

Dietë efikase për linja perfekte për vetëm 14 ditë

Më poshtë ju ndihmojmë me një nga dietat më të “shkëlqyeshme” të njërës nga klinikat më të famshme angleze. Dieta zgjat dy javë, nuk duhet të përdoren pije alkoolike dhe nuk...

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Bota Shqiptare

SHBA konfirmon mbështetjen për ushtrinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një deklaratë pas votimit të ligjeve që i paraprijnë shndërrimit të FSK-së në ushtri. Deklarata e plotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!