Salianji në familjet e kuksianëve: Jemi pranë jush, në burg duhet të jetë Rama

E mërkurë, 13 June 2018 16:48

Deputeti dhe Sekretari i aksionit politik në PD, Ervin Salianji, vizitoi familjet e dy prej kuksianëve që protestuan në rrugën e kombit, të cilët mbahen padrejtësisht në burg, Vasil Naçi dhe Isuf Gashi.

Situata e tyre është shumë e vështirë dhe burgosja ka shtuar më shumë varfërinë dhe borxhet në familjet e tyre në Kukës.

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tirane tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh.

Familja e Vasil Naçit ka dy fëmije. Askush nuk është në pune dhe ata jetojnë me ndihma nga të afërmit në një shtepi që ka vetëm 4 muret.

Salianji i shoqëruar edhe nga Syri.net tha nga Kukësi se: “Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz të më të varfërve të vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë. Ai tregoi se zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 18:32

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ka...

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Aktualitet

Arrestohet "shefi" shqiptar i trafikut të emigrantëve në Britani

Një kontrabandist i dyshuar që dërgonte shqiptarë në Britani, është arrestuar nga policia vendase sot pas një operacioni të beftë në shtëpinë e tij. Babai i dy fëmijëve, Alket Dauti, 31...

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Aktualitet

Video/ Ku shkojnë prodhimet bujqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar shkatërrimin e prodhimeve bujqësore në Kosmac, Vau Dejës.   “Shkaterrimi i prodhimeve bujqesore nga kontrabanda qeveritare!”, shkruan ai bashkëngjitur videos të dërguar nga fermeri dixhital. Statusi i plotë: Sali...