Rama: E kam adhuruar gjithnjë Erdoganin

E mërkurë, 13 June 2018 11:05

kryeministri Edi Rama ka folur  për marrëdhëniet e tij ‘speciale’ me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.Në një intervistë të gjatë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu Agency”, Për herë të parë Rama zbulon se e ka pasur idhull Erdoganin më herët se ai të marrë me dorë të hekurt frenat e shtetit turk.

 ‘Në politikë nuk ngelet gjë pa u komentuar dhe nëse merresh me politikë duhet të jesh i përgatitur që të gjendesh edhe përballë komentesh apo akuzash të cilat bazohen tek axhendet e atyre që komentojnë dhe akuzojnë, dhe jo te e vërteta.

Marrëdhënia ime me presidentin (Erdogan) është një marrëdhënie që ka nisur pa u njohur unë me të, pasi e kam admiruar për së largu punën e tij të jashtëzakonshme si kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe rolin transformues që ai ka pasur dhe ka qenë një ndër shembujt që më kanë frymëzuar për atë që kam bërë për Tiranën.

Pastaj kam pasur fatin të njihem me të ta vlerësoj së afërmi, një marrëdhënie që është e ngritur mbi respektin reciprok që nuk ka absolutisht asnjë nga ato shenja që shumëkush merr përsipër të ngrejë akuza dhe teori konspiracioni.

Mbi të gjitha është një marrëdhënie e veçantë pasi bazohet tek një parim që nuk e gjen shpesh në marrëdhëniet politike dhe diplomatike që ‘po’ është ‘po’ dhe ‘jo’ është ‘jo’. 

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:11

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Botërori i çudirave, Spanja nuk "çan" dot Iranin

Sport

Botërori i çudirave, Spanja nuk "çan" dot Iranin

Kanë përfunduar 45 minutat e para dhe askush nuk e priste një barazim pa gola në sfidën ndërmjet Iranit dhe Spanjës. Iberikët na kanë befasuar të gjithë pasi nuk kanë depërtuar...

Berisha: Rama bëri grusht shteti, Lu e Vlahutin e ndihmuan

Politikë

Berisha: Rama bëri grusht shteti, Lu e Vlahutin e ndihmuan

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një intervistë për Ora News thotë se Reforma në Drejtësi, mbetet problemi kryesor i vendit tonë, ndërsa e cilësoi si grusht shteti. Ai tha se vendi qëllimisht...

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 50-vjeçari rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi tek ‘Rruga e Dibrës’ rreth orës 19:18. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet E.H., ka...