4 heshtje të çuditshme për rastin Xhafaj!

Tuesday, 15 May 2018 18:06

Ndërsa Opozita ka disa ditë që po denoncon dhe tregon me fakte mbrojtjen qeveritare të narkotrafikantit Agron Xhafaj, vërehen 4 heshtje të çuditshme të cilat janë me pasoja për zhvillimin e ngjarjeve.

  1. Heshtja e parë vjen nga Fatmir Xhafaj, vetë Ministri i Brendshëm, i cili duhej të ndihej i detyruar të fliste, qoftë edhe për t'i përgënjeshtruar akuzat, për hir të opinionit publik i cili është mbërthyer këto ditë nga një ankth, së pari për të tashmen e tyre, e së dyti për të ardhmen e fëmijëve që po merret peng nga bandat e narko-trafikut. Por vetë Xhafën e detyron posti që ai mban, si  Ministër i Brendshëm, të reagojë. Natyrisht pavarësisht dijenisë apo mosdijenisë së tij, veprimeve apo mosveprimeve implikuese, me këtë heshtje Fatmir Xhafa nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon deri në fjalinë e fundit akuzat e Opozitës.
  1. Heshtja e dytë vjen nga Ambasadori i SHBA-së, Donald Lu, i cili ka qenë në ballë të reformës dhe luftës kundër drogës dhe narko-trafikantëve. Natyrisht, në kohë heshtjesh të brendshme, shqiptarët gjithmonë hedhin sytë nga SHBA dhe bash në këto çaste janë duke parë nga dritarja amerikane e z.Lu në rrjetet sociale, për të gjendur qoftë një reagim që do të qetësonte atmosferën e trazuar.
  1. Heshtja e tretë është e Edi Ramës, një heshtje që flet për fajësi aq sa mund të flasë një armë krimi. Pse? Sepse Rama ka qenë plotësisht në dijeni për aktivitetin e Agron Xhafajt. Për të mos thënë se pikërisht për këtë lidhje, këtë kredencial të fortë për sytë e Ramës, e ka emëruar Fatmir Xhafën në postin e Sajmir Tahirit. Kjo, jo për të zëvendësuar një narko-ministër, por për të konfirmuar vazhdimësinë e narko-politikës së tij se posti i Ministrit të Brendshëm, ashtu si makina e Tahirit, është pronë e  bandave të narko-trafikut. Ashtu si edhe me Tahirin, edhe me Xhafën, implikimi i Ramës është më i madh se i këtyre dy të fundit dhe heshtja e tij e konfirmon këtë.
  1. Heshtja e katërt vjen nga Arta Marku, e afirmuar tanimë si krahu militant i qeverisë së Edi Ramës. Kryeprokurorja e Përkohshme, ama e punëve të përhershme të narko-trafikut, po përndjek me një kllapi të pashoq të gjithë ata zyrtarë ose jozyrtarë, brenda dhe jashtë Prokurorisë, që kanë denoncuar dhe hetuar lidhjet e qeverisë Rama me narko-trafikun. Me mosarrestimin e Agron Xhafajt dhe me pushimin nga puna të prokurorëve që kishin në dorë çështjen e Tahirit, Arta Marku me heshtjen e saj po vulos shkrirjen e institucionit të prokurorisë. Por, ajo me këtë heshtje po  e demaskon veten si hipoteka që u ka dhënë Edi Rama bandave të narko-trafikut  
Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 20:18

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Aktualitet

Studimet në SHBA, ambasada tjetër njoftim  të rëndësishëm

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton të gjithë studentët e vitit të parë dhe të dytë që janë të interesuar të studiojnë një semestër në SHBA se kanë nisur aplikimet. "Jeni studentë...

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Moti

Parashikimi i motit 18 nëntor 2018

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në brigjet e Italisë do të sjell mot të paqëndrueshëm ne vendin tonë. Vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin...

Horoskopi ditor, e diel 18 nëntor 2018

Horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 18 nëntor 2018

Dashi Ky është momenti më i mirë për të riparë disa negociata dhe marrëveshje, të cilat mund t’iu sjellin rezultate të mëdha. Ka disa çështje nga të cilat do ju duhet...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!