Voltana Ademi, modeli i politikanes në karrierë

Tuesday, 15 May 2018 06:43

Kur Partia Demokratike, në 2015, mendoi t’i ndërpresë mandatin deputetes së Shkodrës, për ta kandiduar për kryetare bashkie, pati nga ata që u dëshpëruan, sepse nga parlamenti i inkriminuar i 2013-2017 po ikte një zë origjinal, një grua politikane që kishte vite që militonte në politikë dhe nuk nënshtrohej kollaj. Në dy vjet Voltana Ademi krijoi profilin e saj si deputete dhe si përfaqësuesja me e hijshme dhe krejt ndryshe e Shkodrës. Bashkëqytetarët e saj shkodranë u gëzuan, sepse, pas përvojës si n/kryetare e si prefetke, ajo do të vinte në krye të drejtimit të qytetit, që vetëm në shekullin e ri e mori veten nga tramumat dhe nga pluhuri e zhuli që e katandisi qeverisja socialiste 1997-2005, pavarësisht se kryetarët ishin nga PD, fondet, invesitmet, mbështetja financiare e politike,  si dhe projektet e zhvillimit mungonin. Por koha e vërtetoi se zgjidhja e PD-së qe e goditur dhe mëse efikase.

***

Voltana vjen nga një familje e njohur qytetare shkodrane, me ndikim dhe kontribut të rëndësishëm në jetën shoqërore të qytetit. Familja e saj ka qenë e përndjekur, shpronësuar dhe persekutuar gjatë viteve të diktaturës komuniste. Shkollën e mesme e kreu në shkollën artistike "Prenk Jakova" në Shkodër dhe pas kësaj vazhdoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua për Iformatikë. Ka marrë titullin Master në në programin “Për Qeversijen dhe Zhvillimin territorial”në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë. Një kontribut i veçantë është puna e saj si lektore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku ka dhënë leksione në Informatikë dhe Programim.

***

Ngjitja e Voltanës në karrierë nuk erdhi rastësisht, ashtu sicc ka ndodhur me shumë vajza e gra të tjera, nuk erdhi nga preferencat e kryetarit apo nga ndikimet e ngushta të politikës lokale  që kishte lidhje me kryeqytetin. Ajo erdhi natyrshëm, duke i  ngjitur shkallët e karrierës një nga një dhe e sigurtë, e rrethuar nga dashamirësia dhe mbështjetje e strukturave lokale dhe bashkëqytetarët e saj. Jetëshkrimi i saj politik është për t’u pasur zili. Në vitin 1996 u anëtarësua në Partisë Demokratike dhe bëri një jetë e angazhim partiak për disa vite rresht. Nga viti 2003 deri në vitin 2008 drejtoi Forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shkodër. Nga 2005 deri në vitin 2009 u zgjodh anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Në vitin 2006 zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ka kryesuar grupin e Këshilltarëve të koalicionit të djathtë. Në vitin 2007 u emërua në postin e nënkryetares së Bashkisë së Shkodrës, deri në 2010.  Voltana Ademi ka qenë Prefekte e Qarkut të Shkodrës, në vitet 2011-2013.  Deri  në prill të vitit  2015 ka ushtruar funksionin e  deputetes së Partisë Demokratike në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka më bukur për një zonjë që është në kulmin e moshës dhe që premton për të tjera ngjitje, pse jo. Eshtë bukur kur karrierën tënde e ndërton me zotësi, me dinjitet e ndershmëri, pa bërryla, pa sharë e ndoqur të tjerët. Për Voltanën flet puna vetë, flet përvoja e saj, flasin qytetarët shkodranë që e kanë votuar e mbështetur gjithmonë.

***

Voltana është çdo ditë në krye të punëve të qytetit. Shkodra ka shumë probleme, por dita-ditës gjërat marrin formë. Jemi në prag të sezonit veror dhe shqetësimet dhe impenjimi i saj shtohet. Ajo nuk ka as mediat, as televizon privat, as gazetarë në dispozicion si kryetarët e kamur socialistë. Mjetet e saj të propagandës janë ato të informimit publik, si të gjithë qytetarët, faqja e internetit, komunikatat e Bashkisë, rrjetet sociale. Herë pas here mediat e majta e sulmojnë, mundohen të gjejnë diçka ku të kapen e të bëjnë “skupe”. Çdo dështim të pushtetit qendror në Shkodër ia faturojnë Bashkisë. Për ta mbyllur këtë protret të vogël për këtë kryetare bashkie do të mjaftonin fjalët e kryetarit të PD-së, z.Lulzim Basha për Voltanën: “Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje, si hakmarrje politike ndaj saj”. M.F/55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 15 May 2018 08:46

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ambasadorja në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Bota Shqiptare

Ambasadorja në OKB: SHBA mbështet Kosovën

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka rikonfirmuar mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës. Nikki Haley tha se pozicioni amerikan për Kosovën nuk ka ndryshuar...

Ze Maria: Duam 6 pikë me Partizanin dhe Skënderbeun

Sport

Ze Maria: Duam 6 pikë me Partizanin dhe Skënderbeun

Tirana do të luajë një ndeshje tepër të vështirë ditën e nesërme përballë kampionëve në fuqi të Skënderbeut. Ndërsa sot për mediat ka folur edhe tekniku brazilian i Tiranës, Ze...

VIDEO/ Shikoni se si përfundojnë bagazhet tuaja në aeroport

Globi

VIDEO/ Shikoni se si përfundojnë bagazhet tuaja në aeroport

Një pasagjer është tronditur kur pas sesi përfundonin bagazhet e tij. Ai ka filmuar momentin kur punonjësit në aeroportin e Manchester hidhin valixhet në rimorko pa u kujdesur fare për...