Mashtrimet e Veliajt kanë efektin e arave me kanabis

Hënë, 14 May 2018 12:44

Redaksionale

Lavazh Truri- Të bësh dikë të besojë diçka, duke ia përsëritur si të vërtetë në mënyrë të dhunshme dhe të parandalosh çdo lloj informacioni tjetër ta arrijë atë. Ky është kuptimi fjalë për fjalë nga fjalori i Cambridge i fjalës angleze ‘brainwash’.

E bëra shpjegimin e mësipërm për të kuptuar qartë në fjalitë e mëposhtme se cila është strategjia dhe qëllimi i vetëm i punës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe çfarë bën ai konkretisht për ta realizuar atë.

Në fakt kjo strategji pune e Lali Erit, ka qenë e tillë që prej ditës së parë që ai ka qenë aktiv në politikë, dhe gjithnjë e më shumë e ka rritur forcën e propagandës, aq sa do ta kishte zili edhe ministri i Hitlerit, Goebbels.

Lali Erin e sheh çdo ditë dhunshëm në çdo edicion lajmesh, madje edhe kur nuk është në Shqipëri qëllon që inauguron ndonjë ‘punë’. Lali Erin e sheh në çdo emision televiziv apo show, të çdolloj zhanri. E çrëndësi ka. Lali di të këndojë, kërcejë, recitojë, madje është ndër më të mirët për aktrim.

Çdo dalje e tij në fakt nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa helmi i radhës për qytetarët shqiptarë.

Rrallë e shohim sot të artikuluar nëpër media, kjo edhe për shkak se Lali ka arritur t’i ‘bindë’ me forcën e tij financiare pjesën dërrmuese të mediave në Shqipëri, por helmimi i tij mediatik është i barabartë me dëmin që i kanë shkaktuar arat më kanabis vendit.

Lali nuk jep asnjë herë llogari, asnjë nuk e di se kur është bërë apo sa transparent apo i ligjshëm kanë qenë tenderat e tij. Lali nuk thotë asnjëherë se nga gjenden financimet, janë burime të pastra apo të pista. Lali nuk i intereson efikasiteti i investimeve por vetëm një gjë ka rëndësi: Dhuna dhe helmi i tij mediatik të jetë gjithnjë e më i dhunshëm në familjet shqiptare.

Kanabisi i hapi një plagë të madhe vendit. Më Ramën dhe Tahirin atje ku i takon, vendi do të përpiqet shpejt ta mbjellë plagën dhe të rikuperojë vitet e humbura.

Ajo që duhet bërë është të kthejmë menjëherë vëmendjen te kjo plagë që po hapet çdo ditë nga pak, por në mënyrë të pandalshme, propaganda e rrezikshme nëpërmjet këtij helmi mediatik të Bashkisë së Tiranës, me Erion Veliajn në ballë të punëve.

/55news.al/

Modifikuar më Hënë, 14 May 2018 19:10

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO/ Shikoni se si përfundojnë bagazhet tuaja në aeroport

Globi

VIDEO/ Shikoni se si përfundojnë bagazhet tuaja në aeroport

Një pasagjer është tronditur kur pas sesi përfundonin bagazhet e tij. Ai ka filmuar momentin kur punonjësit në aeroportin e Manchester hidhin valixhet në rimorko pa u kujdesur fare për...

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e gruas, biznesmeni nga Shkodra: Suela ishte thesari im

Aktualitet

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e gruas, biznesmeni nga Shkodra: Suela ishte thesari im

Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin. Në një lidhje telefonike live nga burgu 313...

I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit

Sport

I lodhur dhe kritika pa fund, edhe Hysaj drejt stolit

Paraqitjet e Hysajt me Kombëtaren kanë qenë gjithmonë në qendër të kritikave, duke e konsideruar paraqitjen si të ndryshme nga ajo në kampionatin italian me Napolin. Por, mesa duket edhe...