Pse nuk shkon ambasada e Shqipërisë në Jerusalem?

Diel, 13 May 2018 19:11
Ja pse Rama nuk shkon në Jerusalem Ja pse Rama nuk shkon në Jerusalem

Nga Fahri Balliu

Pas votimit kundër SHBA-së në OKB, Rama ende nuk e ka deklaruar qëndrimin e tij nëse do ta vendosë ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem apo jo. Pavarësisht kësaj, deri më tani veprimet e Ramës tregojnë se ai është kundër vendosjes së ambasadës shqiptare në Jerusalem, çka dëshmon se e ka radhitur Shqipërinë jo në anën e duhur përkrah aleatëve strategjikë të saj. Rama është njeri që nuk nxjerr mësime, por duhet pyetur se peng i kujt është: I ideologjisë së atit të tij shpirtëror Enver Hoxhës? I segmenteve antiamerikane? I bindet urdhrave të Erdoganit? Gjasat janë që Rama po zbaton me verbëri jo vetëm politike, por edhe antikombëtare, urdhrat që merr nga Erdogani. Shqipëria ka detyrime ndaj SHBA-së, sepse ky vend është aleat i rëndësishëm i saj. Shqipëria nuk është as Franca, as Rusia, as Gjermani. Një vend për shqiptarët pak i njohur si Guatemala bëri gjënë e duhur duke marrë vendimin për të çuar ambasadën e vet në Jerusalem. Po Shqipëria pse duhet të jetë prapa? Nesër në Jerusalem, me një protokoll të lartë diplomatik, SHBA do të çelë me ceremoni festive ambasadën e saj në Izrael. Shqipëria falë veprimeve të gabuara e antikombëtare nuk do jetë e pranishme aty.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Aktualitet

Detaje të reja mbi arrestimi e “monstrës” së Vlorës

Autori i masakrës së Vlorës, Ritvan Zykaj tentoi të vetëdorëzohej në polici pasi vrau 8 kushërinjtë e tij, por më pas u tërhoq. Burime nga grupi hetimor thonë për tvklan.al se...

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Aktualitet

E zë poshtë bombola e gazit, vdes 3-vjeçari në Korçë

Paraditen e sotme në fshatin Mborje të Korçës një 3-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke luajtur me bombul gazi te madhe.  Policia njofton se rreth orës 11:25, në fshatin...

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet,  gjendet kura

Lifestyle

Sensacionale/ Verbëria mund të shërohet, gjendet kura

Për herë të parë në histori të njerëzimit, shkencëtarët kanë arritur t’ua rikthejnë shikimin minjve të verbëruar duke i shëruar qelizat në retinën e syve. Rreth tre milionë amerikanë kanë shikim...