Ju mund ta bëni ndryshimin!

E Enjte, 06 December 2018 18:08

“Studentë lëreni mënjanë politikën plakë. Mos lejoni përfaqësuesit e politikës të prishin kauzat tuaja”.

Kështu e nis mesazhin e tij drejtuar studentëve që janë ngritur në protestë, Dom Gjergj Meta, një prej klerikëve aktiv dhe shumë i ndjekur nga të rinjtë.

Ai iu bën thirrje të mos pranojnë të ndërhyjë politika dhe shpreh hapur zilinë ndaj tyre.
“Faleminderit studentë! Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndrra keni në zemrat tuaja. Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar.
Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.
Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërditet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.
Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studio televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.
Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në ‘shenjtninë’ e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund!”, shkruan Dom Gjergj Meta.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!