Erion Veliaj i paditur dhe hipokrit gjer në dhimbje

E mërkurë, 05 December 2018 20:01

Nga Fahri Balliu/

Në vitin 1991, në një klasë të tetëvjeçares, fëmijët në pushimin e gjatë, në atmosferën mbizotëruese të dimrit që po shpërbente diktaturën, filluan ti gjuanin me shkumës portretit të Ramiz Alisë. Vetë Ramiz Alia po bënte një teatër shekspirian për të shpëtuar çka mbetej nga diktatura që po binte. Fëmijët ngazëlleheshin duke i gjuajtur me shkumës portretin e varur ne mur të Ramizit, vetëm njeri nga fëmijët qante për ketë veprim të shokëve. Por shokët qe e rrihnin vazhdimisht për spiunllëqet qe bënte ky te zysha, godisnin dhe ketë, derisa ky lej fen i vogël, kur i ikën shokët pastroi portretin dhe e vari në mur.
Ky ishte Erion Veliaj i damkosur totalisht në qenien e vet nga një edukim antilibër, dhe propagandist për partinë e mamit , e më pas , me predikimet e priftit që shartoi enverizmin me dashurinë për lirinë e veset të cilat nuk ishin të panjohura edhe për “komandantin legjendar”, por gjithsesi Erjonka do t’i ambalazhonte me ca prapashtesa anglisht . Se sa për shqipen, me një lexim te sipërfaqshëm, kupton se fjalori i tij nuk ka asnjë burim kulturor nga arsimimi por veç nga terminologjia e thate, e produkt i veprimtarive jo në sy të njerëzve. Erion Veliaj kjo konkubinë elektronike me një stazh serioz hipokrizie ku dhe muzikën e një violine , e përdor për të shprehur vuajtjet personale , është sot i dyti hajdut themelor i shqiptarëve. Askush si ai nuk i ka marrë ustait vetëm të këqijat dhe pastaj me ato ta konkurrojë siç po bën ky me Edi Ramën. Gjithë përpjekja e tij televizive, natë e dite ku është e ku s’është përpiqet tu mbushë mendjen njerëzve qe ky punon shumë dhe me ketë te fshehë te vërtetën më të thjeshte, qe vjedh shumë. Kurrë ndonjëherë në tregun politik shqiptar, nuk ka mbërritur një mostër e papërtueshme për të mbrojtur e fshehur çakërdisje e Edi Ramës , dhe me vonë ta pasqyrojë atë në mënyrë krijuese në daljet e tij televizive.
Marrëzitë e rrugëve te biçikletave, te cilat janë një nevojë vetëm e tij , pasi siç dihet përdorimi i tepruar i tyre rrezikon burrërinë, është një nga nga burimet tenderuese ku vjedhja nuk ndalet dhe ndërkohe ndërton një realitet te paqenë. Bashkautorësia e tij e frikshme tek sheshi “Skënderbej” me parkingjet e kioskat te shitura nga katër here , janë një tjetër aspekt , por kurrë nuk i shkon mendja qe ky qytet e ka humbur fytyrën historike të tij, kujtesën dhe përherë e e më shumë i afrohet Kuçovës se Erjonit. Ai vjedh përditë dhe ndodhet përditë në ekran. Aq sa është shndërruar në prodhim televiziv, si “Simona” e Al Paçinos.
Ky njeri që s’ka asnjë sekonde kohë të mendojë, meditojë, të lexojë, por zhvarros hipokrizinë klasike të një hajdutëri në komisariat, është i lumtur se i ka kaluar në urë. Por është i paditur për fatin e mëtejshëm pasi mos ndëshkueshmëria nuk është ligj por është fantazi. I paraqitur si i thjesht , Lej Fen e komisar, i paraqitur si i dashur pa asnjë mundësi , i referuar pa fund si një llafazan dyqind fjalësh me përgjërata për çerdhe e kopshte , nuk mund ta fshehësh kurrë thelbin e vërtetë te vetvetes që është një humnere te cilën do ta mbushësh me lekë, me asgjë tjetër. Gjithçka tjetër është me të pavërteta e të shpifura, që nga diploma, fiqtë apo miqësitë të cilat të presin pas derës me pabesitë, shtirjet betimet e përbetimet qe të çojnë prap tek ato të qarat e fëmijërisë , për shkumësat.
Sot ai ndodhet nën një urrejtje popullore e cila sa ka nisur. Ai do ti shmanget prandaj nxjerr dhe diplomën e Manastirliut, ai shfaqet e i paditur me akuza ndaj kundërshtarëve politikë, por ai s’ka kundërshtar politik askënd. Ai s’është politikan. Ai është thjesht një hajdut që po vjedh tek projekti i Unazës, që vjedh në bashki, që është përgjegjës për vrasjen e adoleshentit si kryetar bashkie, që në vend të bukës ky i dha mortin.
Por ka dhe më shume se kaq. Çuditërisht ai i ka harruar ca gjera. Ditët qe vijnë do të jenë një kujtesë interesante.

Modifikuar më E Enjte, 06 December 2018 10:41

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Politikë

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: “Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë”, ish-kryeministri Sali...

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Globi

Vrau 3 persona në Strasburg, policia ekzekuton pas 48 orësh autorin

Policia franceze ka qëlluar për vdekje autorin e dyshuar të sulmit të së martës në Strasburg, ku 3 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Viktima është 29-vjeçari Cerif...

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Aktualitet

Tupja: Situata e vendit tatëpjetë, kërkesat e studenteve përpjetë

Profesori i njohur Edmond Tupja i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, duke komentuar për protestën e studentëve, tha se situata ku ndodhet vendi është në tatëpjetë. Tupja: Sipas një...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!